Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Kasas — Ajet 30 (Shqip) — Video

El-Kasas • Ajet 30 nga 88 • Shqip


فَلَمَّا أَتَاهَا نُودِيَ مِنْ شَاطِئِ الْوَادِ الْأَيْمَنِ فِي الْبُقْعَةِ الْمُبَارَكَةِ مِنَ الشَّجَرَةِ أَنْ يَا مُوسَىٰ إِنِّي أَنَا اللَّهُ رَبُّ الْعَالَمِينَ 30
Përkthim:
E, kur erdhi tek ai (zjarri), u thirr nga ana e djathtë (begatshëm) e luginës – prej lisit, në visin e bekuar: “O Musa, me të vërtetë, Unë jam Perëndia, Zoti i gjithësisë! El-Kasas 28:30
Tefsiri:

Por kur arriti atje

(tek zjarri),

u dëgjua një zë nga një pemë, nga ana e djathtë e luginës së atij vendi të bekuar: “O Musa! Unë jam Allahu, Zoti i botëve.... -

Pra, e njoftoi Musain për rububijen dhe për uluhijen e Tij. Nga kjo kuptohet se e urdhëroi që Musai t’i përkushtohej me adhurime e nënshtrim, sikurse e ka thënë qartë në ajetin tjetër: "Jam Unë, Allahu. Nuk ka zot tjetër (të denjë për adhurim), përveç Meje. Pra, vetëm Mua më adhuro dhe fale namazin rregullisht për të më kujtuar Mua!" [Ta Ha 14]. Pastaj i tha:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Kasas • Ajet 29 E ardhshme El-Kasas • Ajet 31