Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Kasas — Ajet 42 (Shqip) — Video

El-Kasas • Ajet 42 nga 88 • Shqip


وَأَتْبَعْنَاهُمْ فِي هَٰذِهِ الدُّنْيَا لَعْنَةً ۖ وَيَوْمَ الْقِيَامَةِ هُمْ مِنَ الْمَقْبُوحِينَ 42
Përkthim:
Dhe Na – i kemi përcjellë ata në këtë jetë, me mallkim, e në Ditën e Kijametit do të jenë të keqtrajtuar. El-Kasas 28:42
Tefsiri:

Edhe në këtë botë Ne i bëmë që t'i ndjekë mallkimi, -

Kjo do t’i ndjekë e shoqërojë gjithmonë për t’ua shtuar edhe më shumë ndëshkimin dhe poshtërimin, që në këtë dynja. Ata janë të mallkuar dhe mallkohen nga të gjitha kirjesat. Ata përmenden për keq dhe plot urrejtje ndër njerëz, dhe kjo është diçka e dëshmuar për ta. Ata do të jenë në krye të të gjithë të mallkuarve në këtë dynja:

... kurse Ditën e Kijametit ata do të jenë të përbuzur. -

Të larguar, të dëbuar nga mëshira e Zotit, të shëmtuar dhe vepërkëqij. Aq të shëmtuara e të poshtra janë veprat e tyre, saqë mbi ta janë bashkuar urrejtja e Zotit, urrejtja e krijesave dhe urrejtja e vetë atyre për vetveten.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Kasas • Ajet 41 E ardhshme El-Kasas • Ajet 43