Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Kasas — Ajet 43 (Shqip) — Video

El-Kasas • Ajet 43 nga 88 • Shqip


وَلَقَدْ آتَيْنَا مُوسَى الْكِتَابَ مِنْ بَعْدِ مَا أَهْلَكْنَا الْقُرُونَ الْأُولَىٰ بَصَائِرَ لِلنَّاسِ وَهُدًى وَرَحْمَةً لَعَلَّهُمْ يَتَذَكَّرُونَ 43
Përkthim:
Na, me të vërtetë, ia kemi dhënë Musait Librin pasi i kemi shkatërruar popujt e lashtë, që të jetë dritë për njerëzit dhe udhëzim e mëshirë – për t’u këshilluar ata. El-Kasas 28:43
Tefsiri:

Pasi i shkatërruam popujt e mëparshëm, Ne i dhamë Musait Librin, -

Ne i dhamë Musait Teuratin pas shkatërrimit të popujve, në fund të të cilëve ishte shkatërrimi i Faraonit dhe rrethit të ushtrisë së tij. Ky është argument që tregon se pas Shpalljes së Teuratit u ndërpre ndëshkimi shfarosës i përgjithshëm dhe u ligjërua xhihadi me shpatë kundër mohuesve.

... që është dritë për njerëzit dhe Udhëzim e Mëshirë që ata të mund të marrin mësim. -

Në librin që Zoti i shpalli Musait kishte fakte e argumente që njerëzit të shihnin të vërtetën e qartë. Ata kishin në Shpallje çdo gjë që u sjell dobi. Ata mësonin si të ruhehin nga çdo gjë që i dëmtonte. Në libër kishte argumente të mjaftueshme që asnjë gjynahqar të mos kishte justifikim tek Zoti. Besimtarët përfitonin nga drita e tij dhe ai ishte mëshirë për ta. Nëpërmjet tij, ata gjenin udhëzimin në rrugën e drejtë.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Kasas • Ajet 42 E ardhshme El-Kasas • Ajet 44