Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Kasas — Ajet 58 (Shqip) — Video

El-Kasas • Ajet 58 nga 88 • Shqip


وَكَمْ أَهْلَكْنَا مِنْ قَرْيَةٍ بَطِرَتْ مَعِيشَتَهَا ۖ فَتِلْكَ مَسَاكِنُهُمْ لَمْ تُسْكَنْ مِنْ بَعْدِهِمْ إِلَّا قَلِيلًا ۖ وَكُنَّا نَحْنُ الْوَارِثِينَ 58
Përkthim:
E, sa e sa fshatra e qytete i kemi zhdukur Ne, banorët e të cilëve kanë bërë jetë të shfrenuar! Ja, shtëpiat e tyre (të shkretëruara), të cilat, nuk janë banuar pas tyre – vetëm pak kohë, dhe Ne kemi qenë trashëgimtarë. El-Kasas 28:58
Tefsiri:

Sa e sa popuj kemi ndëshkuar më parë, të cilët u shkatërruan në jetën e tyre

(me padrejtësi e gjynahe)? - Ata u vetëmashtruan me lëvdata dhe mburrje për stolitë e kësaj dynjaje. Ajo i mashtroi dhe i shpërqendroi nga imani, prandaj Allahu i Lartësuar i shkatërroi, ua largoi mirësitë dhe i mbuloi me fatkeqësi. Ai thotë:

Tani ato vendbanime banohen shumë pak. -

Kjo ndodhi për shkak të përsëritjes së rënies të dënimeve mbi ta, si edhe për shkak të frikës dhe pasigurisë që mbuluan atë vend.

Jemi Ne që trashëgojmë gjithçka. -

Ne do t’ua lëmë në trashëgim robërve Tanë. Në fund, gjithçka do t'i mbetet Zotit. Të gjitha mirësitë që kanë njerëzit në këtë dynja do t’i lënë pas, dhe pastaj do të kthehen tek Zoti, që do t’i shpërblejë sipas punëve të tyre. Nga mëshira dhe urtësia e Tij kurrë nuk do t’i ndëshkonte popujt thjesht duke u nisur nga mohimi i tyre, pa u dërguar fillimisht argumente dhe qortues. Këtë Ai e ka bërë duke dërguar profetë ndër ta. Ai thotë:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Kasas • Ajet 57 E ardhshme El-Kasas • Ajet 59