Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Kasas — Ajet 59 (Shqip) — Video

El-Kasas • Ajet 59 nga 88 • Shqip


وَمَا كَانَ رَبُّكَ مُهْلِكَ الْقُرَىٰ حَتَّىٰ يَبْعَثَ فِي أُمِّهَا رَسُولًا يَتْلُو عَلَيْهِمْ آيَاتِنَا ۚ وَمَا كُنَّا مُهْلِكِي الْقُرَىٰ إِلَّا وَأَهْلُهَا ظَالِمُونَ 59
Përkthim:
Dhe, Zoti yt – kurrë nuk i ka shkatërruar vendbanimet, para se t’u dërgojë pejgamber në kryeqytetin e tyre, i cili ju ka treguar argumentet Tona. Dhe, Ne – kurrë nuk i kemi shkatërruar vendbanimet, por vetëm kur banorët e tyre kanë qenë zullumqarë. El-Kasas 28:59
Tefsiri:

Zoti yt kurrë nuk do ta shkatërronte një popull pa dërguar ndër ta profet, që t’u lexonte atyre argumentet Tona. -

Ai gjithmonë ka dërguar profetë në qytetet dhe vendbanimet kryesore të njerëzve, në mënyrë që njerëzit të dëgjojnë për të vërtetën. Zoti ka dërguar profetë, që t'u lexojnë njerëzve argumentet e Tij. Ai i ka mbështetur profetët me shenja të mëdha e mrekulli, të cilat tregojnë për vërtetësinë e Shpalljes dhe besnikërinë e profetëve. Fjala e tyre shkonte dhe përhapej tek të afërtit dhe të largëtit. Nëse Zoti do t’i dërgonte profetët në ndonjë fshat të humbur e të largët për njerëzit, do të ishte e vështirë të merrej vesh e vërteta dhe të përhapej ndër njerëz. Vendet e largëta janë të fshehura dhe banorët e tyre janë zakonisht të vrazhdë dhe jo miqësorë. Kurse në qytetet dhe qendrat e mëdha është më e lehtë përhapja e informacionit dhe banorët e tyre janë më pak të ashpër.

Gjithashtu, Ne kurrë nuk e shkatërrojmë një vend, përveçse kur ata bëjnë padrejtësi. -

Vetëm kur janë të zhytur në kufër dhe poshtërsi, që e meritojnë tërësisht ndëshkimin. Pra, Allahu i Madhëruar nuk ndëshkon asnjë pa e paralajmëruar dhe pa shkak, por i ndëshkon veçse për shkak të padrejtësisë dhe mosbesimit.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Kasas • Ajet 58 E ardhshme El-Kasas • Ajet 60