Atë ditë, Ai
(Allahu)do t'i thërrasë ata dhe do t'u thotë: “Ku janë ortakët, të cilët m'i shoqëronit?” -
Allahu i Lartësuar nuk ka shokë në adhurim dhe as në pushtetin e Tij, por kështu shpifën e trilluan idhujtarët në dynja. Prandaj Zoti u thotë atë ditë: “Ku janë ortakët, të cilët m'i shoqëronit? Ku janë ata idhuj dhe ku është dobia dhe ndihma që shpresonit prej tyre?” Është e ditur se atë ditë atyre do t’u bëhet e qartë se ajo që e adhuruan dhe e shpresuan në dynja është e kotë dhe nuk u sjell asgjë që e shpresonin. Ata do të pohojnë me gojën e vet se ishin në humbje e vetëmashtrim: