Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Kasas — Ajet 63 (Shqip) — Video

El-Kasas • Ajet 63 nga 88 • Shqip


قَالَ الَّذِينَ حَقَّ عَلَيْهِمُ الْقَوْلُ رَبَّنَا هَٰؤُلَاءِ الَّذِينَ أَغْوَيْنَا أَغْوَيْنَاهُمْ كَمَا غَوَيْنَا ۖ تَبَرَّأْنَا إِلَيْكَ ۖ مَا كَانُوا إِيَّانَا يَعْبُدُونَ 63
Përkthim:
Do të thonë ata, te të cilët është sendërtuar fjala (Jonë), O Zoti ynë, këta jën ata, që na i kemi zhgënjyer, - e i kemi zhgënjyer ata, ashtu siç kemi qenë edhe ne të zhgënjyer. Na heqim dorë prej tyre te Ti; ata nuk na kanë adhuruar neve”. El-Kasas 28:63
Tefsiri:

Ata të cilët e merituan dënimin, do të thonë

(për pasuesit e tyre në humbje)

: “O Zoti ynë!...” -

Udhëheqësit dhe prijësit në kufër dhe sherr, për të cilët ka marë fund vendimi për dënim, duke pranuar se ishin të humbur dhe devijues të të tjerëve, thonë:

Këta janë ata që ne i devijuam

(nga e vërteta). - Këta na pasuan ne.

Ne i devijuam ata siç devijuam edhe veten tonë. -

Që të gjithë ne ishim fajtorë për devijimin dhe humbjen ku ishim zhytur. Prandaj vendimi për dënim ka përfunduar për të gjithë.

Ne tashmë distancohemi para Teje... -

Pra ne distancohemi tek Ti nga adhurimi që ata na përkushtonin. Ne distancohemi nga idhujtaria dhe punët e tyre të liga....(e dëshmojmë)

se ata nuk na adhuronin ne.” -

Në të vërtetë, ata adhuronin shejtanët.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Kasas • Ajet 62 E ardhshme El-Kasas • Ajet 64