Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Kasas — Ajet 64 (Shqip) — Video

El-Kasas • Ajet 64 nga 88 • Shqip


وَقِيلَ ادْعُوا شُرَكَاءَكُمْ فَدَعَوْهُمْ فَلَمْ يَسْتَجِيبُوا لَهُمْ وَرَأَوُا الْعَذَابَ ۚ لَوْ أَنَّهُمْ كَانُوا يَهْتَدُونَ 64
Përkthim:
Dhe, do t’u thuhet atyre: “Thirrni hyjnitë tuaja! E, ata do t’i thirrin ato, por ato nuk do t’ju përgjigjen (atyre). E, do ta shohin dënimin. Sikur të kishin qenë në rrugën e drejtë, (nuk do të kishin përjetuar dënimin)! El-Kasas 28:64
Tefsiri:

Atyre do t'u thuhet: “Lutjuni zotave tuaj!”. -

Lutjuni atyre që shpresonit se do t’ju sillnin ndonjë të mirë. Atyre u thuhet që t’u luten idhujve në atë kohë të vështirë dhe kur janë në nevojë të madhe; në atë kohë kur adhuruesi i lutet të adhuruarit të tij për shpëtim.

Ata do t'u luten atyre, por ata nuk do t'u përgjigjen dhe do të shohin dënimin. -

Ata do t’u luten për t’u sjellë ndonjë të mirë ose për të larguar dënimin, që i ka mbuluar, por: "...ata nuk do t'u përgjigjen dhe do të shohin dënimin." Atëherë do ta mësojnë e do të binden se ata ishin mashtrues dhe trillues, që e meritojnë ndëshkimin. Ata do ta shohin me sy dënimin që u afrohet e që do t’i përpijë. Do ta shohin me sytë e ballit atë që kanë mohuar se do të ndodhte.

Ah, sa do të dëshirojnë të kishin qenë në Rrugën e Drejtë! Atë ditë, Ai

(Allahu)

do t’u thërrasë atyre e do t’u thotë: “Ç'përgjigje u keni dhënë të dërguarve të Mi?” -

A i pranuat dhe besuat mesazhin e tyre, apo i quajtët gënjeshtarë dhe e refuzuat rrugën dhe mesazhin e tyre?

Atë ditë, ata nuk do të mund të gjejnë përgjigje dhe as të pyesin njëri-tjetrin. -

Ata të mjerë nuk e kanë menduar përgjigjen për këte pyetje dhe nuk mund të gjejnë të vërtetën në atë pyetje. Dhe dihet mirë se, në atë çast të shpëton veçse përgjigjja e saktë, që është sipas punëve dhe gjendjes së tyre. Përgjigjja e saktë është e mundur nga dikush që i është përgjigjur ftesës së profetëve me iman të saktë dhe vepra të mira, duke u nënshtruar të adhurojë Zotin sipas Shpalljes së Tij. Por ata të mjerë, që i kanë mohuar profetët dhe ishin kundërshtarë dhe armiq të ftesës së tyre, nuk mund të thonë asnjë fjalë. Në atë kohë është e pamundur që të pyesin njëri-tjetrin për të mësuar se si mund të përgjigjen për këtë çështje, edhe nëse do të mundoheshin të mashtronin.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Kasas • Ajet 63 E ardhshme El-Kasas • Ajet 65