Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Kasas — Ajet 70 (Shqip) — Video

El-Kasas • Ajet 70 nga 88 • Shqip


وَهُوَ اللَّهُ لَا إِلَٰهَ إِلَّا هُوَ ۖ لَهُ الْحَمْدُ فِي الْأُولَىٰ وَالْآخِرَةِ ۖ وَلَهُ الْحُكْمُ وَإِلَيْهِ تُرْجَعُونَ 70
Përkthim:
Dhe, Ai është Perëndia! S’ka zot tjetër përveç Tij! Për Te është falenderimi në këtë jetë dhe në tjetrën! Për Te është vendimi (për çdo fjalë) dhe tek Ai – do të ktheheni. El-Kasas 28:70
Tefsiri:
Ai është Allahu, veç të Cilit nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë. Vetëm Atij i takon i gjithë lavdërimi në këtë botë dhe në botën tjetër. -

Ai është i vetmi Gjykues dhe Ligjvënës në dynja dhe në ahiret. Në dynja është Ai që ka vendosur ligjin e krijimit dhe kaderit. Sipas këtij ligji u krijuan të gjitha krijesat. Gjithashtu, është Ai që zbriti në këtë dynja ligjin e Sheriatit, të fesë dhe besimit. Këtë e bëri përmes shpalljeve, ligjeve, urdhëresave dhe ndalesave, që solli nëpërmjet profetëve të Tij. Ndërsa në ahiret është Ai që do të gjykojë me drejtësi absolute me ligin e Tij të shpërblimit dhe shpagimit. Prandaj dhe tha:

Vetëm Atij i takon gjykimi dhe tek Ai do të ktheheni të gjithë. -

Secilin prej jush do ta shpërblejë sipas punëve të tij të mira ose të këqija.
Shko te videoja e plotë e sures