Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Kasas — Ajet 71 (Shqip) — Video

El-Kasas • Ajet 71 nga 88 • Shqip


قُلْ أَرَأَيْتُمْ إِنْ جَعَلَ اللَّهُ عَلَيْكُمُ اللَّيْلَ سَرْمَدًا إِلَىٰ يَوْمِ الْقِيَامَةِ مَنْ إِلَٰهٌ غَيْرُ اللَّهِ يَأْتِيكُمْ بِضِيَاءٍ ۖ أَفَلَا تَسْمَعُونَ 71
Përkthim:
Thuaju (o Muhammed!): “Çka mendoni ju, nëse Perëndia ua bënë natën të përhershme deri në Ditën e Kijametit, cili zot – pos Perëndisë, do t’ua sillte dritën? Vallë, a nuk po dëgjoni ju?” El-Kasas 28:71
Tefsiri:
Thuaj: “Sikur Allahu t'jua bënte natën të përhershme deri në Ditën e Kijametit, cili zot përveç Allahut do t’ju sillte juve dritë?! -

Allahu i Lartësuar u tregon njerëzve mirësitë e Tij. Ai i fton që të jenë mirënjohës dhe të përmbushin adhurimin dhe hakun e Tij. Ai u tregon se e bëri ditën të shndritshme e plot gjallëri, që ata të kërkojnë nga mirësitë e Tij dhe të shpërndahen në tokë për të kërkuar rizkun dhe jetesën e tyre. Ndërsa natën e bëri që të qetësohen në heshtje dhe prehje, që qetësohen trupat dhe shpirtrat nga lodhja gjatë ditës. Kjo është prej mirësisë dhe mëshirës së Allahut për robërit e Tij. A ka ndonjë forcën emundësinë për të bërë diçka të tillë?

A nuk po dëgjoni?” -

A nuk po i dëgjoni paralajmërimet e Allahut dhe shenjat e Tij, duke pranuar të vërtetën, e të nënshtroheni për ta zbatuar e jetuar sipas saj?
Shko te videoja e plotë e sures