Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Ankebut — Ajet 10 (Shqip) — Video

El-Ankebut • Ajet 10 nga 69 • Shqip


وَمِنَ النَّاسِ مَنْ يَقُولُ آمَنَّا بِاللَّهِ فَإِذَا أُوذِيَ فِي اللَّهِ جَعَلَ فِتْنَةَ النَّاسِ كَعَذَابِ اللَّهِ وَلَئِنْ جَاءَ نَصْرٌ مِنْ رَبِّكَ لَيَقُولُنَّ إِنَّا كُنَّا مَعَكُمْ ۚ أَوَلَيْسَ اللَّهُ بِأَعْلَمَ بِمَا فِي صُدُورِ الْعَالَمِينَ 10
Përkthim:
E, ka disa njerëz që thonë: “Na besojmë Perëndinë”. E, kur të sillet në shqetësim për Perëndinë, ai e konsideron sprovimin e njeriut – ashtu si dënimin e Perëndisë. E, kur të vijë ndihma prej Zotit tënd, ata, me siguri – do të thonë: “Na kemi qenë me ju”. Vallë! A nuk e di Perëndia më së miri se ç’ka në zemrat e çdokujt? El-Ankebut 29:10
Tefsiri:

Ka disa njerëz, që thonë: “Ne besojmë në Allahun”. -

Në ajetet e mësipërme, Allahu i Lartësuar na qartëson se Ai ka për ta sprovuar këdo që pretendon se ka iman, për të dalluar të sinqertin nga gënjeshtari. Në vijim, Allahu i Madhëruar na tregon se ka njerëz që nuk tregojnë durim përballë sprovave dhe janë të paqëndrueshëm ndaj tronditjeve. Ai thotë:

Por, kur vuajnë për çështjen e Allahut... -

Domethënë, nëse për shkak të besimit vuajnë rrahje, marrje pasurie, shpifje e intriga për t’i kthyer nga feja dhe për të përqafuar të kotën...

...e quajnë shtypjen e njeriut sikur të ishte dënim nga Allahu. -

Për shkak të këtyre, pra, e braktisin imanin dhe bazat e tij.

Ndërsa kur u vjen ndihma prej Zotit tënd, ata thonë: “Ne kemi qenë gjithmonë me ju”. -

Sepse kjo u shkon sipas dëshirave. Këta lloj njerëzish janë ata për të cilët Allahu i Madhëruar ka thënë: "Ka njerëz nga ata që e adhurojnë Allahun luhatshëm. Nëse u vjen ndonjë e mirë, ata qetësohen me të. Por nëse u vjen ndonjë sprovë, ata kthehen në fytyrën e vet të vërtetë dhe kështu humbasin edhe dynjanë, edhe ahiretin. Kjo është humbja e qartë. ” [Haxh 11]. Ndërsa këtu thotë:

Vallë, a nuk e di Allahu më së miri se ç’ka në zemrat e çdokujt? -

Ai ju njoftoi për këtë grup me këto cilësi, që ta dini mirë se sa e plotë dhe absolute është dija e Zotit dhe sa e gjerë është urtësia e Tij.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Ankebut • Ajet 9 E ardhshme El-Ankebut • Ajet 11