Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Ankebut — Ajet 9 (Shqip) — Video

El-Ankebut • Ajet 9 nga 69 • Shqip


وَالَّذِينَ آمَنُوا وَعَمِلُوا الصَّالِحَاتِ لَنُدْخِلَنَّهُمْ فِي الصَّالِحِينَ 9
Përkthim:
Dhe ata që kanë besuar dhe kanë bërë punë të mira, me siguri do t’i radhisim në mesin e të mirëve. El-Ankebut 29:9
Tefsiri:

Ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, Ne do t’i radhisim në mesin e të mirëve. -

Ata që kanë besim korrekt dhe të sinqertë dhe veprojnë sinqerisht sipas këtij besimi, Allahu i Lartësuar u premton se do t’i fusë në Xhenet së bashku me robërit besimtarë e të mirë, pas profetëve, të sinqertëve, dëshmorëve e punëmirëve. Secilit do t’i japë shpërblim në varësi të gradës dhe nivelit të veprave të tij. Kështu imani i saktë e korrekt dhe veprat e mira e të jetuarit sipas tij janë faktorët e lumturisë së njeriut. Ai që i ka ato tregon se është prej të zgjedhurve të Rahmanit dhe robërve të Tij punëmirë.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Ankebut • Ajet 8 E ardhshme El-Ankebut • Ajet 10