Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Ankebut — Ajet 21 (Shqip) — Video

El-Ankebut • Ajet 21 nga 69 • Shqip


يُعَذِّبُ مَنْ يَشَاءُ وَيَرْحَمُ مَنْ يَشَاءُ ۖ وَإِلَيْهِ تُقْلَبُونَ 21
Përkthim:
Ai ndëshkon atë që don Ai dhe e mëshiron kë të dojë Ai, dhe te Ai do të ktheheni. El-Ankebut 29:21
Tefsiri:

Ai ndëshkon atë që do dhe mëshiron atë që do -

Ai është i Vetmi që ka në dorë ligjin e shpërblimit dhe ndëshkimit. Sipas këtij ligji, Ai do t’i shpërblejë dhe do t’i mëshirojë të bindurit dhe, nga ana tjetër, do t’i ndëshkojë dhe lërë në dëshpërim të pabindurit.

dhe tek Ai do të ktheheni të gjithë. -

Do të ktheheni në jetën tjetër, kur do të zbatohen ligjet e ndëshkimit ose të mëshirës së Tij. Bëni, atëherë, punë në bindje ndaj Tij, bëni ato që Zoti i ka caktuar si shkak për arritjen e mëshirës së Tij dhe largohuni nga poshtërsitë dhe mosbindja ndaj Tij, që ai i ka bërë shkaqe për ndëshkimin!
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Ankebut • Ajet 20 E ardhshme El-Ankebut • Ajet 22