Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Ankebut — Ajet 22 (Shqip) — Video

El-Ankebut • Ajet 22 nga 69 • Shqip


وَمَا أَنْتُمْ بِمُعْجِزِينَ فِي الْأَرْضِ وَلَا فِي السَّمَاءِ ۖ وَمَا لَكُمْ مِنْ دُونِ اللَّهِ مِنْ وَلِيٍّ وَلَا نَصِيرٍ 22
Përkthim:
Ndëshkimit të Tij nuk mund t’i shpëtoni as në Tokë as në qiell, e pos Perëndisë, nuk keni as mbrojtës as ndihmës. El-Ankebut 29:22
Tefsiri:

Ju nuk mund t'i shpëtoni Atij

(Allahut)

as në tokë e as në qiell -

O ju që e keni mohuar të vërtetën! Kurrë mos mendoni se Allahu është i pavëmendshëm ndaj jush dhe poshtërsive tuaja dhe dijeni se kurrë nuk keni për t’i shpëtuar Allahut, as në Tokë dhe as në qiell! Mos ju mashtrojnë hilet, që ju janë zbukuruar në sytë tuaj, dhe forca juaj në këtë dynja! Asgjë nuk mund t’ju shpëtojë nga dënimi i Allahut dhe nuk keni për të gjetur vend për t’iu fshehur dënimit të Tij.

Dhe, përveç Allahut, nuk keni për të gjetur asnjë mbrojtës apo ndihmëtar. -

Përveç Allahut, askush nuk do të mund t'ju bëhet ndihmëtar, që t’ju mundësojë ndonjë të mirë dynjaje ose fetare dhe as mbrojtës, që t'ju shpëtojë e ruajë nga ndonjë e keqe.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Ankebut • Ajet 21 E ardhshme El-Ankebut • Ajet 23