Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Ankebut — Ajet 25 (Shqip) — Video

El-Ankebut • Ajet 25 nga 69 • Shqip


وَقَالَ إِنَّمَا اتَّخَذْتُمْ مِنْ دُونِ اللَّهِ أَوْثَانًا مَوَدَّةَ بَيْنِكُمْ فِي الْحَيَاةِ الدُّنْيَا ۖ ثُمَّ يَوْمَ الْقِيَامَةِ يَكْفُرُ بَعْضُكُمْ بِبَعْضٍ وَيَلْعَنُ بَعْضُكُمْ بَعْضًا وَمَأْوَاكُمُ النَّارُ وَمَا لَكُمْ مِنْ نَاصِرِينَ 25
Përkthim:
Dhe, (Ibrahimi) tha: “Ju, me të vërtetë, keni marrë, pos Perëndisë, (adhurimin) e idhujve, për shkak të dashurisë në mes jush – në këtë jetë. E, në Ditën e Kijametit do ta mohoni njëri-tjetrin. Dhe strehimorja juaj është zjarri. Dhe s’ka për ju kurrfarë ndihmësi. El-Ankebut 29:25
Tefsiri:
Ai (Ibrahimi)

tha: “Ju adhuroni, përveç Allahut, edhe idhujt, vetëm për të kënaqur njëri-tjetrin në jetën e kësaj bote...” -

E gjithë kjo nuk është asgjë më shumë sesa thjesht një lloj afrimiteti dhe kënaqësie, që e përjetoni në këtë jetë, që shumë shpejt do të përfundojë.“...por Ditën e Kijametit ju do të mohoni dhe mallkoni njëri-tjetrin. Fundi juaj do të jetë Zjarri dhe për ju nuk do të ketë asnjë ndihmëtar.” -

Atëherë, si lidheni dhe e doni dikë që e dini mirë se do të distancohet prej jush dhe do t’ju mallkojë?! Edhe adhuruesit, edhe të adhuruarit do të distancohen nga njëri tjetri e do të mallkojnë njëri-tjetrin. Si lidheni me këta idhuj, kur të gjithë do të jenë në zjarr dhe askush nuk do të mund t’ju ndihmojë e shpëtojë nga ai?
Shko te videoja e plotë e sures