Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Ankebut — Ajet 26 (Shqip) — Video

El-Ankebut • Ajet 26 nga 69 • Shqip


فَآمَنَ لَهُ لُوطٌ ۘ وَقَالَ إِنِّي مُهَاجِرٌ إِلَىٰ رَبِّي ۖ إِنَّهُ هُوَ الْعَزِيزُ الْحَكِيمُ 26
Përkthim:
E, Luti i besoi atij (Ibrahimit) dhe (Ibrahimi) tha: “Unë do të emigrojë te Zoti im; me të vërtetë, Ai është i Plotëfuqishëm dhe i Gjithëdijshëm. El-Ankebut 29:26
Tefsiri:

Luti e besoi atë

(Ibrahimin)

, që tha: “Unë do të mërgoj për atje ku më udhëzoi Zoti im.” -

Ibrahimi vazhdoi të ftonte popullin e tij, por ata vazhduan me inatin dhe mosbesimin e tyre. Ftesës së tij iu përgjigj Luti (a.s), të cilin Allahu e zgjodhi për ta bërë profet dhe e dërgoi te populli i vet. Ibrahimi (a.s), kur vërejti se ftesa e tij nuk po sillte ndonjë dobi te populli i vet, tha: "Unë do të mërgoj për atje ku më udhëzoi Zoti im." Ai u largua nga ai vend i keq, për të shkuar në tokën e bekuar, në tokën e Shamit.

“Ai është i Gjithëfuqishmi e i Urti.” -

Ai është Ngadhënjimëtar dhe e ka gjithë pushtetin që t'ju udhëzojë ju. Por Ai është edhe Hakim - i Urtë, dhe prej urtësisë së Tij nuk deshi që t’ju udhëzojë. Pasi Ibrahimi u largua prej atij populli, Allahu i Lartësuar nuk përmend se i shkatërroi ata. Këtu përmendet veçse largimi i Ibrahimit (a.s). Për sa i përket izraeliateve, që tregojnë se Zoti u hapi atyre një portë dënimi me mushkonja, të cilat u pinin gjakun dhe i hanin mishin, duke u shfarosur nga i pari tek i fundit, këto nuk mund t’i themi, derisa të kemi argument nga Sheriati të besueshëm, por që faktikisht nuk ka. Nëse Allahu i Lartësuar do ta kishte shfarosur me ndonjë dënim, do ta kishte përmendur diçka të tillë, ashtu siç ka përmendur shkatërrimin e popujve të shkuar. Mbase shkak për këtë mund të jetë fakti që Ibrahimi ishte i dashuri më i afërt i Allahut dhe, si i tillë, ishte njeriu më i mëshirshëm, më i miri, më i zgjedhuri dhe i dhembshuri, prandaj edhe ai nuk u lut kundër tyre, ashtu siç u lutën profetët e tjerë. Rrjedhimisht, Allahu i Lartësuar nuk zbriti ndëshkim gjithëpërfshirës në këtë rast. Për diçka të tillë tregon edhe fakti që ai filloi të fliste me melekët edhe rreth mundësisë për të mos e dënuar popullin e Lutit. Megjithatë, Allahu është më i ditur për atë që ndodhi.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Ankebut • Ajet 25 E ardhshme El-Ankebut • Ajet 27