Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Ankebut — Ajet 66 (Shqip) — Video

El-Ankebut • Ajet 66 nga 69 • Shqip


لِيَكْفُرُوا بِمَا آتَيْنَاهُمْ وَلِيَتَمَتَّعُوا ۖ فَسَوْفَ يَعْلَمُونَ 66
Përkthim:
për të mohuar atë që u kemi dhënë Ne dhe për t’u kënaqur. E, shpejt do ta dinë ata! El-Ankebut 29:66
Tefsiri:

Kështu ata i mohojnë ato të mira që u kemi dhënë dhe vazhdojnë të kënaqen me to... -

Me këtë idhujtari, edhe pas mirësisë që u kemi bërë duke i shpëtuar nga vdekja, ata tregojnë mosmirënjohjen për ato që u dhuruam dhe i kundërpërgjigjen të mirës me ligësi. Por, a nuk e kuptojnë të mjerët se ata thjesht janë afatizuar që të plotësojnë jetën dhe pjesën e kënaqësive të tyre në këtë dynja? Nëse nuk pendohen, le ta dinë se ata thjesht janë lënë të vazhdojnë jetën dhe dëfrimet e tyre si kafshët, që nuk synojnë gjë tjetër, veç kënaqësive të barkut dhe të mishit të tyre.

...por shpejt do ta kuptojnë! -

Kur të vijë koha që të largohen nga dynjaja, - gjë që do të ndodhë patjetër, edhe sikur të vonohet, - ata do të shohin ndëshkimin e dhembshëm dhe dëshpërimin, që kurrë nuk do t’u ndahet më.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Ankebut • Ajet 65 E ardhshme El-Ankebut • Ajet 67