Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Ankebut — Ajet 67 (Shqip) — Video

El-Ankebut • Ajet 67 nga 69 • Shqip


أَوَلَمْ يَرَوْا أَنَّا جَعَلْنَا حَرَمًا آمِنًا وَيُتَخَطَّفُ النَّاسُ مِنْ حَوْلِهِمْ ۚ أَفَبِالْبَاطِلِ يُؤْمِنُونَ وَبِنِعْمَةِ اللَّهِ يَكْفُرُونَ 67
Përkthim:
Vallë, a nuk e vërejnë ata, se Ne e kemi bërë Haramin (Mekken) të sigurtë, kurse njerëzit rreth tij po grabiten (e mbytën)? E, vallë, a po besojnë ata në gjëra të kota, ndërsa dhuntinë e Perëndisë po e mohojnë? El-Ankebut 29:67
Tefsiri:

A nuk e shohin ata se Ne e kemi bërë atë (Mekën) një vend të shenjtë e të sigurt, kurse përreth saj, njerëzit rrëmbehen

(plaçkiten dhe vriten)? - Në këto ajete, Allahu i Lartësuar u tregon atyre mirësinë e madhe që ai u ka bërë në këtë vend të sigurt dhe të ruajtur. Ai i ka bërë ata që të jenë prijësit në këtë vend, ku mbizotëron siguria dhe rizku i bollshëm, ndërkohë që njerëzit dhe vendet rreth e rrotull janë të mbushur me frikë e pasiguri, sepse vriten nga luftërat e pasiguria. Pse nuk përkushtohen, që ta adhurojnë Allahun si një dhe të vetëm, Atë që i siguron e ruan nga çdo frikë, nga uria dhe pasiguria?

Atëherë, a po besojnë atë që është e kotë dhe të mirat e Allahut po i mohojnë?! -

Si është e mundur që të vazhdojnë me kotësinë e shirkut dhe të fjalëve e veprave të tyre të kota dhe të braktisin dhe mohojnë mirësinë e Allahut?! Ku shkuan mendja dhe logjika e tyre? Si ndodh që të parapëlqejnë humbjen, kundrejt udhës së drejtë dhe të sigurt të Zotit?! Përse parapëlqejnë kotësinë e të palogjikshmen, kundrejt të vërtetës dhe urtësisë? Përse zgjedhin dëshpërimin dhe fatkeqësinë dhe nuk zgjedhin lumturinë e mirësinë në të dyja jetët? Me këtë, ata tregojnë se janë krijesat më të padrejta dhe keqbërëse, siç thotë i Madhëruari:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Ankebut • Ajet 66 E ardhshme El-Ankebut • Ajet 68