E kush është më i padrejtë se ai që shpif kundër Allahut -
Këta të mjerë trillojnë gënjeshtra për Allahun dhe i atribuojnë Atij kotësira. Këta të mjerë, edhe pse janë vetë të zhytur në humbje e kotësi, pretendojnë se e kota dhe humbja është ajo që thotë Zoti dhe nuk e pranojnë të vërtetën që vjen prej Tij....dhe mohon të vërtetën, pasi ajo ka ardhur
(e qartë)? - Ata refuzojnë Shpalljen, që Zoti ia dhuroi Profetit të Tij. Por le ta dijnë këta të mjerë se ata po i pret Xhehenemi:Atëherë, a nuk është Xhehenemi vendi i jobesimtarëve? -
Atje do të marrin atë që meritojnë, për shpifjet dhe refuzimin e së vërtetës; atje do të poshtërohen dhe ai do të jetë vendqëndrimi i tyre i përhershëm, nga i cili nuk do të dalin kurrë.