Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Ankebut — Ajet 69 (Shqip) — Video

El-Ankebut • Ajet 69 nga 69 • Shqip


وَالَّذِينَ جَاهَدُوا فِينَا لَنَهْدِيَنَّهُمْ سُبُلَنَا ۚ وَإِنَّ اللَّهَ لَمَعَ الْمُحْسِنِينَ 69
Përkthim:
E, ata që luftojnë (përpiqen) për të mirat Tona, Na, me siguri do t’i udhëzojmë në rrugën Tonë. Perëndia, me të vërtetë, është me të mirët! El-Ankebut 29:69
Tefsiri:

Ndërsa ata të cilët luftojnë për lartësimin e Fjalës Sonë ... -

Këta janë ata që emigrojnë për hir të Allahut dhe luftojnë armiqtë e besimit. Ata shpenzojnë çdo forcë e mundësi për kënaqësinë e Allahut dhe për lartësimin e fesë së Tij. Ata që luftojnë dhe përpiqen në këtë rrugë:

Ne do t’i drejtojmë patjetër në rrugët Tona ... -

Në ato rrugë që i sjellin tek Ne, sepse ata janë bamirës.

...sepse, sigurisht, Allahu është me bamirësit. -

Zoti është me ata me ndihmën, fitoren dhe udhëzimin e Tij. Kjo tregon se njerëzit më të meritueshëm për t’ia qëlluar të vërtetës janë ata që përpiqen dhe përmbushin gradat e xhihadit. Atij që përpiqet të përmbushë me besnikëri urdhëresat e Zotit, Ai ka për t’ia lehtësuar rrugët e udhëzimit të plotë. Gjithashtu, ai që përpiqet dhe lodhet në kërkimin e diturisë fetare, atij do t’i mundësohet një udhëzim dhe ndihmë shumë e madhe për t’i arritur synimet e larta dhe diturinë rreth Zotit, shumë e shumë më tepër sesa do t’ia arrinte me lodhjen dhe mundimin e tij. Atij do t’i lehtësohen rrugët e marrjes dhe nxënies së diturisë fetare. Nuk ka dyshim se kërkimi i diturisë fetare konsiderohet si xhihad në rrugën e Zotit, madje ai është një nga dy llojet e xhihadit, që e realizojnë veçse më të dalluarit dhe më të zgjedhurit e krijesave. Ky është xhihadi me dituri dhe fjalë kundër mohuesve dhe munafikëve. Ky është xhihadi për t’u mësuar njerëzve çështjet e fesë së tyre dhe për t’i treguar vendin dhe hedhur poshtë me fakte dyshimet dhe kundërshtitë e armiqve të së vërtetës, edhe sikur ata të jenë nga mesi i vetë muslimanëve.Këtu përfundon tefsiri i sures Ankebut, me ndihmën e Allahut të Lartësuar!
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Ankebut • Ajet 68 E ardhshme Er-Rum • Ajet 1