Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Ali Imran — Ajet 111 (Shqip) — Video

Ali Imran • Ajet 111 nga 200 • Shqip


لَنْ يَضُرُّوكُمْ إِلَّا أَذًى ۖ وَإِنْ يُقَاتِلُوكُمْ يُوَلُّوكُمُ الْأَدْبَارَ ثُمَّ لَا يُنْصَرُونَ 111
Përkthim:
Ata, përveç shqetësimit, nuk mund t’ju dëmtojnë juve. Nëse ju luftojnë juve, ata do të kthejnë thembrat dhe pastaj nuk do të ndihmohen. Ali Imran 3:111
Tefsiri:

Ata nuk mund t’ju sjellin ndonjë dëm, përveç ndonjë shqetësimi të vogël. -

Me kurthet e tyre, ata nuk do t’ia arrijnë kurrë që t’i dëmtojnë muslimanët, qoftë fizikisht apo fetarisht. E shumta që mund të arrijnë është thjesht lëndimi me fjalët e tyre. Nëse ata guxojnë që të fillojnë luftën kundër të dashurve të Allahut dhe të përzgjedhurve të tij, do të ndodhë sikurse e ka përshkruar i Madhëruari:

Por, edhe në ju luftofshin, ata do të sprapsen prej jush dhe kurrë nuk do të ndihmohen. –

Sa herë që të përpiqen të hapin luftë me besimtarët, do ta kthejnë shpinën të poshtëruar, dhe ky poshtërim do t’i ndjekë gjithmonë nga pas. Ata nuk kanë për t’u ndihmuar asnjëherë, përkundrazi:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Ali Imran • Ajet 110 E ardhshme Ali Imran • Ajet 112