Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Ali Imran — Ajet 112 (Shqip) — Video

Ali Imran • Ajet 112 nga 200 • Shqip


ضُرِبَتْ عَلَيْهِمُ الذِّلَّةُ أَيْنَ مَا ثُقِفُوا إِلَّا بِحَبْلٍ مِنَ اللَّهِ وَحَبْلٍ مِنَ النَّاسِ وَبَاءُوا بِغَضَبٍ مِنَ اللَّهِ وَضُرِبَتْ عَلَيْهِمُ الْمَسْكَنَةُ ۚ ذَٰلِكَ بِأَنَّهُمْ كَانُوا يَكْفُرُونَ بِآيَاتِ اللَّهِ وَيَقْتُلُونَ الْأَنْبِيَاءَ بِغَيْرِ حَقٍّ ۚ ذَٰلِكَ بِمَا عَصَوْا وَكَانُوا يَعْتَدُونَ 112
Përkthim:
Kudo që gjenden ata janë të kapluar nga poshtërsia, përpos atyre që janë mbështetur në vargonin e Perëndisë e të njerëzve; ata do të meritojnë pezmin e Perëndisë dhe do t’i kaplojë mjerimi, për shkak se mohuan dokumentet e Perëndisë, e pa kurrfarë të drejte, i mbytnin Pejgamberët; nuk u përulën dhe kaluan kufirin në të këqija. Ali Imran 3:112
Tefsiri:

Ata do të jenë të poshtëruar kudo që të gjenden,... –

Pra, ata janë të poshtëruar në shpirtin e tyre. Ndërsa fjala “el meskeneh”tregon që edhe pamja e jashtme e tyre do të jetë e përvuajtur dhe e poshtëruar.

...veç nëse kapen pas “litarit” të Allahut ose nëse hyjnë në besën e njerëzve. -

Çifutët nuk do të mund të gjejnë kurrë stabilitet, përveçse në këto dy raste: Së pari, kur i mbron shteti Islam. Nëse ata paguajnë xhizjen në shtetin Islam, ata kanë të siguruar jetën, nderin dhe pasurinë e tyre. Ky është kuptimi i thënies së Allahut të Lartësuar: “il-lâ bi ĥablim-minell-llâhi”veç nëse kapen pas “litarit” të Allahut. Mundësia e dytë për ta që të gjejnë stabilitet dhe qetësi është pakti që mund të bëjnë me të krishterët. Edhe në këtë rast ata mund ta arrijnë qëllimin e tyre, por, sikurse thotë Allahu i Lartësuar:

Ata kanë shkaktuar kundër vetes zemërimin e Allahut dhe do t'i kaplojë mjerimi. –

Pra, ata meritojnë zemërimin e Allahut të Lartësuar, dhe ky është ndëshkimi më i rëndë për ta. Shkakun e këtij ndëshkimi, Allahu i Lartësuar e tregon në vijim:

Kjo, për shkak se ata kanë mohuar argumentet e Allahut... –

Pra, ata mohojnë ajetet e Allahut, të cilat Ai ia shpalli Profetit të mëshirës, Muhamedit (a.s.). Ata mohojnë Librin e ndritur, Kur’ânin, që përmban të vërtetën e padiskutueshme dhe që është i vetmi burim dhe ushqyes i imanit. Këtë gjë e bëjnë të nxitur nga urrejtja dhe armiqësia, të cilat kanë pushtuar zemrat e tyre.

...dhe kanë vrarë profetët pa kurëfarë të drejte. Ata kanë qenë të pabindur dhe i kanë tejkaluar kufijtë me armiqësi. –

Me profetët, të cilët i sollën njerëzimit mirësinë më të madhe prej Zotit, ata u sollën në mënyrën më brutale e më kriminale të mundshme, pra, duke i vrarë ata. A ka ndonjë krim më të madh se ky?! Gjithçka qe pasojë e armiqësisë, poshtërsisë dhe mosbindjes së tyre.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Ali Imran • Ajet 111 E ardhshme Ali Imran • Ajet 113