Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Ali Imran — Ajet 114 (Shqip) — Video

Ali Imran • Ajet 114 nga 200 • Shqip


يُؤْمِنُونَ بِاللَّهِ وَالْيَوْمِ الْآخِرِ وَيَأْمُرُونَ بِالْمَعْرُوفِ وَيَنْهَوْنَ عَنِ الْمُنْكَرِ وَيُسَارِعُونَ فِي الْخَيْرَاتِ وَأُولَٰئِكَ مِنَ الصَّالِحِينَ 114
Përkthim:
Ata besojnë Perëndinë dhe Ditën e Kijametit dhe insistojnë për vepra të mira, e të pengohen nga ato të shëmtuarat dhe prijnë kah e mira. Këta janë ndër të mirët. Ali Imran 3:114
Tefsiri:

Ata besojnë Allahun dhe Ditën e Gjykimit,... -

Ata e besojnë Allahun ashtu sikurse besimtarët e vërtetë. Ata i besojnë të gjithë profetët dhe shpalljet që Allahu u zbriti atyre. Allahu i Lartësuar e ka veçuar besimin e tyre rreth Ditës së Gjykimit, sepse është pikërisht ky besim që i nxit besimtarët të afrohen tek Zoti i tyre me fjalë e vepra të mira. Ajo është dita e shpërblimit apo e shpagimit me drejtësi për veprat e bëra në këtë jetë. Ajo ditë e nxit besimtarin që të zbatojë çdo urdhër për të cilin do të shpërblehet dhe t’i largohet çdo ndalese, që t’i ruhet kërcënimit të të Drejtit.

...këshillojnë për të mirë, ndalojnë nga e keqja... -

Pasi e kanë plotësuar veten me besim të sinqertë ndaj Allahut dhe Profetit të mëshirës, besim ky i cili përmirëson edhe veprat e tyre, ata përpiqen për të ftuar edhe të tjerët në rrugën e drejtë. Ata urdhërojnë për çdo vepër të mirë dhe ndalojnë nga çdo vepër e keqe. Ata nxisin edhe të tjerët prej ithtarëve të Librit që ta besojnë Profetin e mëshirës, Muhamedin (a.s.). Pastaj Allahu i Lartësuar i cilëson ata si njerëz me vullnet dhe ambicie të larta:

...dhe garojnë për vepra të mira. –

Pra, ata nxitojnë që të kryejnë çdo vepër të mirë që Allahu dhe Profeti i Tij i urdhëron. Ata nuk e vonojnë aspak çdo punë të mirë që i afron tek Zoti. Ata shfrytëzojnë çdo rrugë, mënyrë dhe kohë për të kryer adhurime ndaj Allahut të Lartësuar. Kjo etje e tyre për të kryer vepra të mira e ka një shkak: ata e dëshirojnë shumë shpërblimin dhe dashurinë e Allahut për ta. Ata janë shumë të vetëdijshëm për mirësitë që sjell adhurimi i Allahut dhe bindja ndaj Tij, e pikërisht ata i quan Allahu i Lartësuar si “ŝâliĥîn”- të mirë:

Ata janë prej të mirëve. -

Dihet shumë mirë se Allahu i Lartësuari do t’i përfshijë ŝâliĥîn-ët në mëshirën e Tij dhe do t’i trajtojë ata me butësinë dhe faljen e Tij të gjerë. Ai do t’i nderojë duke u dhuruar nga mirësitë e Tij të mrekullueshme. Më pas, Allahu i Lartësuar tregon se asnjë vepër e tyre nuk do të shpërfillet, e vogël apo e madhe qoftë ajo, por do të shpërblehet me formën më të mirë:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Ali Imran • Ajet 113 E ardhshme Ali Imran • Ajet 115