Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Ali Imran — Ajet 115 (Shqip) — Video

Ali Imran • Ajet 115 nga 200 • Shqip


وَمَا يَفْعَلُوا مِنْ خَيْرٍ فَلَنْ يُكْفَرُوهُ ۗ وَاللَّهُ عَلِيمٌ بِالْمُتَّقِينَ 115
Përkthim:
Çfarëdo të mire që punoni nuk do t’ju mohohet (për atë do të shpërbleheni). Perëndia i di mirë ata që ruhen nga të këqijat. Ali Imran 3:115
Tefsiri:

Çfarëdo e mire që ata bëjnë, nuk do t’u mohohet. –

Pra, kurrë nuk do të shpërfillet apo të lihet pa shpërblim, por do t’i jepet shpërblimi më bujar. Dihet shumë mirë që masa e shpërblimit është në varësi të devotshmërisë dhe qëllimit të robit, prandaj Allahu i Lartësuar u rikujton njerëzve që të nxitojnë të futen në mëshirën e Tij. Kjo është shumë e rëndësishme për pranimin e veprave dhe për shpërblimin e tyre.

Allahu i di mirë të devotshmit. –

Pra, Ai i di se cilët janë ata që meritojnë emrin “mutteķîn” – të devotshëm. Ai e di kush i ruhet ndëshkimit dhe zemërimit të Tij, duke zbatuar porositë e Tij dhe të Profetit (a.s.). Vetëm këtyre Allahu do t’u pranojë veprat e mira dhe do t’ua shpërblejë ato, sikurse thotë Ai në suren Maide: “Pa dyshim, Allahu i pranon veprat e mira veçse prej të devotshmëve.”
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Ali Imran • Ajet 114 E ardhshme Ali Imran • Ajet 116