Urrejtja kundër jush shfaqet nga goja e tyre, por ajo që fshehin në gjoksin e tyre është edhe më e madhe. –
Kuptimi: Zemrat e tyre janë aq të mbushura me armiqësi dhe urrejtje kundër jush, saqë kjo shfaqet edhe në fjalët që thonë me gojën e tyre. Megjithatë, ajo çfarë ata e mbajnë të fshehur në gjoks është edhe më e madhe sesa ajo që shprehin me fjalë.Ne, pa dyshim, jua kemi sqaruar argumentet, që ju t’i kuptoni. -
Allahu i Lartësuar na i qartëson dispozitat e Tij, të cilat ruajnë të mirat e dynjasë dhe të ahiretit tonë. Dispozitat e Allahut i ruajnë të paprekshme mirësitë e muslimanit, qofshin ato mirësi të kësaj bote qofshin mirësi që lidhen me fenë dhe jetën tjetër. Këto dispozita, Allahu i Lartësuar i ka shpallur që ne t’i kuptojmë, dhe jo që t’i lëmë mënjanë dhe t'i shpërfillim. Ai i ka shpallur dispozitat e Tij që ne, në fillim, t’i kuptojmë e të meditojmë rreth tyre, dhe pastaj të jemi në gjendje të dallojmë të mirën nga e keqja, mikun nga armiku, kujt t’i besojmë e kujt jo, sepse jo çdokujt lejohet t'i besosh për çështjet e tua të rëndësishme. Nëse muslimani është i detyruar që të jetojë mes mohuesve dhe idhujtarëve, nuk lejohet t’u hapet atyre për çështjet e tij të brendshme, edhe nëse ata shfaqen sikur janë miqtë e tij më të ngushtë. Për t’i paralajmëruar besimtarët rreth rrezikut të këtij veprimi, Allahu i Lartësuar tregon disa detaje rreth këtyre armiqve të poshtër dhe tinzarë. Ai thotë: