Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Ali Imran — Ajet 119 (Shqip) — Video

Ali Imran • Ajet 119 nga 200 • Shqip


هَا أَنْتُمْ أُولَاءِ تُحِبُّونَهُمْ وَلَا يُحِبُّونَكُمْ وَتُؤْمِنُونَ بِالْكِتَابِ كُلِّهِ وَإِذَا لَقُوكُمْ قَالُوا آمَنَّا وَإِذَا خَلَوْا عَضُّوا عَلَيْكُمُ الْأَنَامِلَ مِنَ الْغَيْظِ ۚ قُلْ مُوتُوا بِغَيْظِكُمْ ۗ إِنَّ اللَّهَ عَلِيمٌ بِذَاتِ الصُّدُورِ 119
Përkthim:
Ju jeni asi njerëzish që i doni ata, por ata nuk ju duan juve! Dhe ju u besoni të gjitha libravet. Kur ata ju takojnë juve, thonë: “Na besojmë”, e kur të mbeten vetëm, nga pezmatimi ndaj jush, ata i kafshojnë majet e gishtave me dhëmbë. Thuaju: “Vdisni me pezmatimin tuaj. Se Perëndia me të vërtetë di ç’keni në zemrat tuaja”. Ali Imran 3:119
Tefsiri:

Ja, ju i doni ata, ndërsa ata nuk ju duan ju dhe ju i besoni të gjitha librat

(kurse ata jo). – Kuptimi: Ju, me pastërtinë tuaj, tregoni mëshirë dhe dashuri për ta, ndërsa ata kurrë nuk mund t’ju duan. Ju i besoni të gjithë librat e shpallur nga Zoti, ndërsa ata nuk e besojnë dhe nuk e respektojnë Librin e zbritur nga Zoti juaj, edhe nëse shfaqen se e besojnë atë para jush.

Kur ata ju takojnë, thonë: “Ne kemi besuar.” Por kur veçohen, ata kafshojnë majat e gishtërinjve nga mllefi kundër jush. –

Kuptimi: Ata janë aq të poshtër, saqë para jush shtiren sikur e besojnë Shpalljen tuaj, por kur veçohen me njëri-tjetrin, nga marazi dhe urrejtja e madhe për ju, ata kafshojnë mollëzat e gishtërinjve.

Thuaju: “Vdisni me mllefin tuaj!” Allahu e di shumë mirë se çfarë mbajnë ata në zemrat e tyre. -

Ky ishte një përgëzim për besimtarët: çdokush që do të mundohet t'i dëmtojë ata, do t’ia bëjë të keqen vetes së tij. Kështu, kuptimi i ajetit është: Me marazin që ata kanë në shpirtin e tyre, kurrë nuk do të jenë në gjendje që t’ju dëmtojnë ju. Mllefi i tyre do të vazhdojë gjithmonë t'i trazojë dhe torturojë zemrat e tyre, derisa t’u vijë vdekja e hidhur, dhe pastaj të kalojnë për të vuajtur të plotë edhe ndëshkimin e përjetshëm të ahiretit.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Ali Imran • Ajet 118 E ardhshme Ali Imran • Ajet 120