Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Ali Imran — Ajet 120 (Shqip) — Video

Ali Imran • Ajet 120 nga 200 • Shqip


إِنْ تَمْسَسْكُمْ حَسَنَةٌ تَسُؤْهُمْ وَإِنْ تُصِبْكُمْ سَيِّئَةٌ يَفْرَحُوا بِهَا ۖ وَإِنْ تَصْبِرُوا وَتَتَّقُوا لَا يَضُرُّكُمْ كَيْدُهُمْ شَيْئًا ۗ إِنَّ اللَّهَ بِمَا يَعْمَلُونَ مُحِيطٌ 120
Përkthim:
Nëse juve u vjen ndonjë e mirë, at ai brengosë ajo, e nëse juve u gjen ndonjë e keqe, ata gëzohen për atë. Nëse ju duroni dhe ruheni nga mëkatet, dhelpëritë e tyre nuk mund të ju dëmtojnë asgjë. Se Perëndia ngërthen (në dijeninë e Tij) çdo gjë që punojnë ata. Ali Imran 3:120
Tefsiri:

Nëse ju gëzoni ndonjë të mirë, kjo i dëshpëron ata, e nëse ju godet ndonjë e keqe, ata gëzohen për këtë. -

Nëse besimtarëve u zbret ndonjë e mirë, siç janë fitoret kundër armiqve apo suksese të tjera në jetë, ata trishtohen. Ndërsa kur ndodh e kundërta, ata gëzohen. Megjithatë, Allahu i Lartësuar na mëson diçka shumë të rëndësishme :Po në qoftë se ju bëheni të durueshëm dhe të devotshëm, dinakëria e tyre nuk do t’ju dëmtojë aspak. Allahu përfshin me dijen dhe pushtetin e Tij gjithçka që ata punojnë. –

Pra, nëse ne do të bëjmë përpjekjet tona, për të cilat Allahu ka premtuar fitoren dhe suksesin, ne do të jemi të sigurt prej kurtheve të tyre. Por cilat janë ato shkaqe për të cilat Zoti ka premtuar fitoren dhe suksesin?! Ato janë durimi dhe devotshmëria. Pra, nëse jemi të durueshëm dhe nëse kemi devotshmëri, kurthet e tyre nuk do të na dëmtojnë aspak, përkundrazi, ato do të godasin vetë thurësit e tyre.
Shko te videoja e plotë e sures