Përpara jush kanë kaluar shumë popuj. Udhëtoni nëpër tokë dhe shikoni se si qe përfundimi i atyre që mohuan të vërtetën. –
Kuptimi: Lëvizni nëpër tokë fizikisht dhe shpirtërisht, dhe vështroni me kujdes se si qe përfundimi i atyre që mohuan të vërtetën e sjellë prej profetëve (a.s.). Shihni me kujdes ndëshkimin dhe shkatërrimin total që ata i zuri. Të shumta dhe të larmishme kanë qenë llojet e ndëshkimeve që janë derdhur mbi vendbanimet e jobesimtarëve. Këto ndëshkime e zhdukën pushtetin dhe krenarinë e atyre popujve. Mendjemadhësia e tyre humbi nëpër kohëra dhe u harrua. A nuk konsiderohen të tilla ngjarje si argumentet më të mira dhe më të forta për vërtetësinë e fjalëve të profetëve? A nuk tregojnë këto urtësinë e madhe të të Lartësuarit, me të cilën Ai i sprovon njerëzit, për t'u dalluar qartë i sinqerti nga mashtruesi? Prandaj i Lartësuari thotë: