Njerëzve u është hijeshuar dashuria për kënaqësitë e kësaj bote, për gratë
(e hijshme), për djemtë
(e pasardhësit e shumtë), për pasurinë e madhe prej ari e argjendi, për kuajt e stolisur e për bagëtinë e bujqësinë. -
Allahu i Lartësuar na tregon se njerëzve u është hijeshuar dashuria për bukuritë e kësaj jete, duke përmendur në mënyrë të veçantë disa prej tyre, sepse ato janë bukuritë më të mëdha të dynjasë. Çdo bukuri e kënaqësi tjetër është degëzim i këtyre kryesoreve. Në suren Kehf, ajeti 7, i Lartësuari thotë: “Gjithçka në Tokë, Ne e kemi bërë vetëm si stoli, për t’i provuar se cili prej tyre do të jetë më vepërmirë.”. Kënaqësitë e numëruara në ajet janë mjaft tërheqëse. Shpirti dhe zemra e njeriut i dëshiron shumë ato. Megjithatë, kundrejt këtyre kënaqësive, njerëzit ndahen në dy grupe:Këto janë kënaqësi të kësaj bote, po tek Allahu është e ardhmja më e mirë. -
Çdo kënaqësi që shijojnë në këtë dynja, ata e shndërrojnë në një urë për të shkuar në lumturinë e përjetshme. Ata bëjnë një tregti shumë të madhe, duke shpresuar shpërblim dhe dhurata të mrekullueshme. Për këtë kategori njerëzish, bukuritë e kësaj jete janë mjete që i çojnë të sigurt te Zoti i tyre. Ky ajet është qetësues e ngushëllues për të gjithë ata të varfër që nuk kanë mundësi të shijojnë mjaft kënaqësi të kësaj bote, të cilat i provojnë të pasurit. Ajeti është, gjithashtu, edhe këshillë dhe qortim për çdo njeri që mashtrohet nga bukuritë e kësaj dynjaje. Nga ana tjetër, ai nxit të mençurit e të urtët që të tregohen asketë ndaj botës mashtruese dhe stolive të saj të kufizuara dhe të përkohshme. Ai i nxit ata që të shohin me zemrat dhe besimin e tyre shumë lart, te premtimet e mrekullueshme të Allahut.