Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Ali Imran — Ajet 15 (Shqip) — Video

Ali Imran • Ajet 15 nga 200 • Shqip


قُلْ أَؤُنَبِّئُكُمْ بِخَيْرٍ مِنْ ذَٰلِكُمْ ۚ لِلَّذِينَ اتَّقَوْا عِنْدَ رَبِّهِمْ جَنَّاتٌ تَجْرِي مِنْ تَحْتِهَا الْأَنْهَارُ خَالِدِينَ فِيهَا وَأَزْوَاجٌ مُطَهَّرَةٌ وَرِضْوَانٌ مِنَ اللَّهِ ۗ وَاللَّهُ بَصِيرٌ بِالْعِبَادِ 15
Përkthim:
Thuaj (o Muhammed!): “A doni t’ju lajmëroj juve për gjëra më të mira se ato? Ata që ruhen nga mëkatet, te Zoti i tyre do të kenë kopshte, nëpër të cilat rrjedhin lumenjt, në to do të banojnë përgjithmonë, e bashkëshorte të pastra dhe kënaqësi nga Perëndia”. Se Perëndia i njeh mirë robërit e vet! Ali Imran 3:15
Tefsiri:
Thuaju: “A t’ju tregoj për diçka shumë më të mirë se ato? Për ata që janë të devotshëm, janë përgatitur te Zoti i tyre kopshte, nëpër të cilat rrjedhin lumenj, ku ata do të jenë përjetësisht. -

Allahu i Lartësuar na tregon se mirësitë e përgatitura për të devotshmit janë shumë herë më të çmuara se mirësitë e kësaj jete të shkurtër. Ato janë kopshte të dendura e të larta, me banesa të gjera, të rehatshme e plot luks. Kopshtet janë të mbushura me pemë të llojllojshme. Nëpër to rrjedhin lumenj, sipas dëshirës së tyre.

Atje do të kenë bashkëshorte të pastra dhe kënaqësinë e Allahut.” -

Gratë do të jenë të pastra nga çdo ndyrësi e jashtme dhe e brendshme, trupore, shpirtërore dhe morale. Të gjitha këtyre mirësive u shtohet e u plotësohet bukuria e vlera edhe nga fakti që ato do të jenë të përjetshme për besimtarët. Përveç kësaj, kjo përjetësi do të jetë në kënaqësinë e Allahut. Kënaqësia e Allahut ndaj tyre është mirësia më e madhe që ata do të shijojnë. A mund të krahasohen, pra, kënaqësitë e kësaj jete me ato të ahiretit? Bëj për veten tënde zgjedhjen më të mirë, duke kujtuar dallimin mes dy jetëve, dhe mos harro se

Allahu është Gjithëshikues i robërve të Vet.” -

Allahu i di në hollësi dëshirat e njerëzve. Ai i di të mirat dhe të këqijat që përmban shpirti ynë. Ai e di shumë mirë se çfarë i përshtatet secilit. Ai i jep sukses atij që Ai dëshiron, dhe lë në humbje atë që Ai dëshiron. Allahu i Lartësuar që i bëri përshkrimin më të bukur Xhenetit të Tij, përshkruan më pas edhe krijesat që e meritojnë atë vend. Kështu, të vetmit që do t’i gëzojnë këto premtime janë të devotshmit, domethënë ata që i ruhen ndëshkimit dhe zemërimit të Zotit të tyre, duke zbatuar çdo urdhër të Tij dhe duke u larguar nga çdo gjë që Ai e ka ndaluar. Këta luten vazhdimisht dhe thonë:
Shko te videoja e plotë e sures