Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Ali Imran — Ajet 16 (Shqip) — Video

Ali Imran • Ajet 16 nga 200 • Shqip


الَّذِينَ يَقُولُونَ رَبَّنَا إِنَّنَا آمَنَّا فَاغْفِرْ لَنَا ذُنُوبَنَا وَقِنَا عَذَابَ النَّارِ 16
Përkthim:
të cilët thonë: “Zoti ynë! Me të vërtetë na kemi besuar, andaj na fal mëkatet tona dhe na ruaj nga dënimi i zjarrit!” Ali Imran 3:16
Tefsiri:

Të tillë janë ata që thonë: “O Zoti ynë! Ne kemi besuar me sinqeritet. Na i fal gjynahet tona dhe na ruaj prej ndëshkimit të Zjarrit!” -

Një cilësi e tyre është edhe fakti që ata afrohen tek Allahu i Lartësuar dhe ndërmjetësojnë tek Ai me besimin e tyre, që Ai t’i falë dhe të mbulojë të metat e tyre. Ata thonë: “O Zoti ynë! Ne kemi besuar me sinqeritet, prandaj, për hir të këtij besimi, na i fal gjynahet tona dhe na ruaj nga dënimi i Zjarrit!”. Është pikërisht Allahu i Lartësuar që u ka dhënë sukses dhe që i ka udhëzuar, dhe po nga Ai ata kërkojnë që, ashtu sikurse i ka udhëzuar në besim, t’ua mbulojë të metat, t’ua falë gabimet dhe t’i ruajë nga dënimi i Zjarrit. Pastaj Allahu i Lartësuar tregon disa cilësi të tjera të të devotshmëve:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Ali Imran • Ajet 15 E ardhshme Ali Imran • Ajet 17