Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Ali Imran — Ajet 141 (Shqip) — Video

Ali Imran • Ajet 141 nga 200 • Shqip


وَلِيُمَحِّصَ اللَّهُ الَّذِينَ آمَنُوا وَيَمْحَقَ الْكَافِرِينَ 141
Përkthim:
e kështu, Perëndia i dlirë (prej mëkatesh) besimtarët, e për t’i zhdukë mohuesit. Ali Imran 3:141
Tefsiri:

Kështu Allahu i pastron besimtarët dhe i shkatërron jobesimtarët. -

Edhe kjo është një urtësi tjetër e sprovave. Nëpërmjet tyre, Allahu i Lartësuar pastron besimtarët nga gjynahet dhe u mbulon mangësitë e tyre. Kjo tregon se lufta në rrugën e Allahut i fshin gjynahet dhe i fsheh turpet dhe mangësitë e robit. Gjithashtu, Allahu i Lartësuar i pastron në këtë mënyrë radhët e besimtarëve, duke u dhënë atyre një qartësi të plotë për të dalluar munafikët. Vetëm në të tilla sprova ndahen besimtarët nga munafikët. Urtësi tjetër e sprovave është edhe shkatërrimi i kufrit dhe i qafirëve. Kur qafirët vrasin dhe dëmtojnë muslimanët, kanë bërë një shkak të mjaftueshëm për të marrë ndëshkimin e Allahut. Gjithmonë ndodh që qafirët, nëse fitojnë në luftë, ata i kalojnë kufijtë, dhe kjo e përshpejton ndëshkimin e tyre që në këtë jetë. Edhe ky fakt tregon, pra, për mëshirën dhe dashurinë e Allahut të Lartësuar për adhuruesit e Tij të sinqertë. Pastaj i Madhëruari thotë:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Ali Imran • Ajet 140 E ardhshme Ali Imran • Ajet 142