Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Ali Imran — Ajet 142 (Shqip) — Video

Ali Imran • Ajet 142 nga 200 • Shqip


أَمْ حَسِبْتُمْ أَنْ تَدْخُلُوا الْجَنَّةَ وَلَمَّا يَعْلَمِ اللَّهُ الَّذِينَ جَاهَدُوا مِنْكُمْ وَيَعْلَمَ الصَّابِرِينَ 142
Përkthim:
A mendoni se do të hyni në xhennet e Perëndia të mos u tregojë juve për ata që kanë luftuar dhe për ata që kanë duruar. Ali Imran 3:142
Tefsiri:

A mos mendoni ju se do të hyni në Xhenet pa i provuar Allahu ata që luftuan

(në rrugën e tij)

dhe pa i nxjerrë në pah durimtarët?! -

Kjo është një pyetje retorike. Pra, kuptimi i saj është: As të mos ju shkojë nëpër mend se do të hyni në Xhenet pa kaluar vështirësi dhe pa duruar sprovat në rrugën e Zotit, për të kërkuar kënaqësinë e Tij. Të jeni të sigurt se Xheneti është mirësia dhe qëllimi më i madh, për të cilin mund të garojnë ata që e duan. Sa më i lartë të jetë qëllimi, aq më të mëdha duhet të jenë rrugët, mjetet dhe veprat me të cilat duhet të arrihet ai. Nuk mund ta arrini prehjen e plotë pa e prishur qetësinë fillimisht. Megjithatë, nëse shpirti i besimtarit tregon durim dhe e ushqen veten e vet me shpresë për shpërblimin e madh që e pret, sprovat e kësaj dynjaje kthehen në mirësi dhe shkak për lumturi dhe gëzim, dhe jo për trishtim e frikë. Ai nuk tronditet kurrë nga çdo fatkeqësi që e godet, dhe kjo është mirësi e Allahut, të cilën Ai ia jep kujt të dëshirojë. Më pas, Allahu i Lartësuar i qorton besimtarët për dobësinë e treguar në durim kundrejt një çështjeje që vetë e kishin kërkuar të ndodhte. Thotë i Lartësuari:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Ali Imran • Ajet 141 E ardhshme Ali Imran • Ajet 143