Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Ali Imran — Ajet 145 (Shqip) — Video

Ali Imran • Ajet 145 nga 200 • Shqip


وَمَا كَانَ لِنَفْسٍ أَنْ تَمُوتَ إِلَّا بِإِذْنِ اللَّهِ كِتَابًا مُؤَجَّلًا ۗ وَمَنْ يُرِدْ ثَوَابَ الدُّنْيَا نُؤْتِهِ مِنْهَا وَمَنْ يُرِدْ ثَوَابَ الْآخِرَةِ نُؤْتِهِ مِنْهَا ۚ وَسَنَجْزِي الشَّاكِرِينَ 145
Përkthim:
Çdo gjallesë vdes vetëm me vendimin e Perëndisë, në kohë të caktuar. Kush dëshiron mirësitë e kësaj bote, Na ia japim, e kush dëshiron shpërblimin e botës tjetër na ia japim, dhe me siguri i shpërblejmë falenderuesit. Ali Imran 3:145
Tefsiri:

Askush nuk vdes pa vullnetin dhe pa lejen e Allahut. Ai e ka shkruar afatin e caktuar. –

Kështu, Allahu i Lartësuar na tregon se jeta e të gjithë njerëzve varet nga afati i përcaktuar i vdekjes, e cila mund të vijë edhe pa shkak. Nëse Allahu dëshiron që një njeri të jetojë, edhe sikur ai të kërkojë çdo shkak për të vdekur, njeriu nuk mund t’i bëjë asgjë vetes, para se të plotësohet afati i tij. Ky është ligj i patjetërsueshëm, sepse Allahu i Lartësuar e ka përcaktuar dhe shkruar afatin e caktuar për çdo njeri, siç thuhet në një ajet tjetër: “Dhe kur atyre t’u plotësohet afati i vdekjes, ata nuk kanë për ta vonuar atë asnjë çast, por as nuk mund ta përshpejtojnë atë.” Pastaj Allahu i Lartësuar na tregon se do t’i japë gjithësecilit atë që kërkon dhe synon, shpërblimin e dynjasë apo shpërblimin e ahiretit.

Kush e dëshiron shpërblimin në këtë botë, Ne do t’ia japim. E kush e dëshiron shpërblimin në Botën Tjetër, edhe atij do t’ia japim. –

Pra, çdokush do të marrë atë që ka patur për qëllim të marrë dhe së cilës i është përkushtuar. Ndërsa në disa ajete të tjera kur’ânore, i Lartësuari thotë: “Atij, që ka për qëllim vetëm këtë botë, Ne do t'i japim në të aq sa duam dhe pastaj ai do të hyjë në Xhehenem i përçmuar dhe i përbuzur. Ndërsa ai që ka për qëllim Botën Tjetër, duke qenë besimtar dhe përpiqet për të ashtu si i takon asaj, përpjekjet e tij do të jenë të shpërblyeshme. Çdokujt prej tyre do t'i japim nga të mirat e Zotit tënd dhe dhënia e Zotit tënd nuk është e kufizuar. Shiko se si i kemi dalluar Ne disa mbi disa të tjerë! Por, në Jetën Tjetër ka grada më të larta dhe dallimi në të është më i madh.”. [Isra 18-21]. Pastaj i Lartësuari thotë:

Ne do t’i shpërblejmë mirënjohësit. -

Allahu i Lartësuar nuk e ka përmendur konkretisht shpërblimin e tyre, për të nënkuptuar sasinë e madhe të tij dhe për të mësuar se shpërblimi është në varësi të mirënjohjes së treguar ndaj Tij.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Ali Imran • Ajet 144 E ardhshme Ali Imran • Ajet 146