Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Ali Imran — Ajet 146 (Shqip) — Video

Ali Imran • Ajet 146 nga 200 • Shqip


وَكَأَيِّنْ مِنْ نَبِيٍّ قَاتَلَ مَعَهُ رِبِّيُّونَ كَثِيرٌ فَمَا وَهَنُوا لِمَا أَصَابَهُمْ فِي سَبِيلِ اللَّهِ وَمَا ضَعُفُوا وَمَا اسْتَكَانُوا ۗ وَاللَّهُ يُحِبُّ الصَّابِرِينَ 146
Përkthim:
Sa e sa pejgamberë bashkë me shumë besimtarë të vërtetë luftuan, e megjithatë nuk u përkulën për ato që u goditën në rrugën e Perëndisë, as nuk u demoralizuan as nuk u dobësuan. Perëndia i don durimtarët Ali Imran 3:146
Tefsiri:
Këto ajete janë ngushëllim për besimtarët, sidomos për ata që marrin si shembull brezat më të hershëm të besimtarëve, për të vepruar ashtu sikurse ata. Allahu i Lartësuar u tregon besimtarëve se të tilla ngjarje kanë ndodhur vazhdimisht, domethënë që të tilla sprova i kanë kaluar besimtarët e të gjitha kohërave. Ky është një ligj i pandryshueshëm i Allahut të Lartësuar, i Cili thotë:

Sa e sa profetë ka pasur, së bashku me të cilët kanë luftuar ushtri të mëdha besimtarësh,... -

Sa e sa profetë, gjatë gjithë kohërave, janë ndihmuar nga grupe të mëdha besimtarësh, nga ata besimtarë, të cilët u edukuan nga profetët e tyre për besim të sinqertë dhe për vepra të mira. Ata duruan shumë plagë dhe dhimbje në emër të besimit. Megjithatë, Allahu thotë:

...të cilët edhe pse janë sprovuar në rrugën e Allahut, as nuk janë dobësuar dhe as nuk janë përulur. –

Pra, zemrat dhe trupat e tyre nuk u dobësuan kurrë. Ato nuk u poshtëruan asnjëherë para armikut të tyre. Përkundrazi, ata bënë durim, qëndruan me trimëri dhe i jepnin zemër e mbështetnin njëri-tjetrin. Më tej, i Madhëruari thotë:

Allahu i do durimtarët. -

Pastaj Allahu i Lartësuar përmend se si ata i kërkonin me përgjërim Zotit të tyre ndihmën dhe fitoren në luftën e tyre. Thotë i Lartësuar:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Ali Imran • Ajet 145 E ardhshme Ali Imran • Ajet 147