Kurrë mos thoni për ata që bien dëshmorë në rrugën e Allahut: “Janë të vdekur”! -
Kuptimi: Ata që kanë rënë në luftë kundër armiqve të Zotit dhe duke synuar lartësimin e fjalës së Zotit, mos i konsideroni asnjëherë si të vdekur. Pra, kurrë, mos ju shkojë ndër mend se dëshmorët në rrugën e Zotit u asgjësuan dhe humbën çdo mirësi. Mos mendoni se duke u larguar nga kjo dynja dhe duke lënë kënaqësitë e kësaj jete, për hir të së cilës frikacakët i shmangen luftës, atyre do t'u mungojnë përgjithmonë kënaqësitë. Përkundrazi, ata tashmë janë duke shijuar mrekulli të vërteta, jo më kënaqësi të dynjasë, por të Xhenetit. Thotë i Lartësuari:Jo. Ata janë të gjallë te Zoti i tyre, duke u kënaqur. -
Pra, me rënien e tyre si dëshmorë në rrugën e Zotit, ata kanë fituar mirësinë më të madhe, për të cilën garojnë të sinqertët. Ata janë të gjallë te Zoti i tyre, në Xhenetin e mirësive. Shprehja: “te Zoti i tyre” tregon gradën e lartë dhe afrimitetin te Krijuesi i tyre. Ata furnizohen me shumëllojshmëri të mirash, vlerën e të cilave mund ta shpjegojë veçse Ai që ua dhuron. Përveç këtyre: