Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Ali Imran — Ajet 170 (Shqip) — Video

Ali Imran • Ajet 170 nga 200 • Shqip


فَرِحِينَ بِمَا آتَاهُمُ اللَّهُ مِنْ فَضْلِهِ وَيَسْتَبْشِرُونَ بِالَّذِينَ لَمْ يَلْحَقُوا بِهِمْ مِنْ خَلْفِهِمْ أَلَّا خَوْفٌ عَلَيْهِمْ وَلَا هُمْ يَحْزَنُونَ 170
Përkthim:
Janë të gëzuar për atë që ua ka dhënë Perëndia nga dhuntitë e Tij dhe sihariqohen me ata të cilët ende nuk u janë bashkuar (shoqëruar) dhe që kanë ngelur pas tyre, meqë nuk do të ketë kurrfarë frike dhe të cilët për asgjë nuk do të pikëllohen; Ali Imran 3:170
Tefsiri:

Ata janë të gëzuar me atë që u ka dhënë Allahu nga mirësia e Tij. -

Domethënë, janë të lumturuar dhe plotësisht të kënaqur me dhuratën e Zotit të tyre. Sytë dhe shpirtrat e tyre janë të gëzuar, të ngazëllyer me bukuritë e atjeshme. Kënaqësia që ndiejnë ata është e plotë, e pacunguar në asnjë aspekt. Allahu i Lartësuar u ka dhuruar kënaqësi për trupin dhe lumturi për shpirtin e tyre. Ata lumturohen me mirësitë e përjetshme, me të cilat do të jetojnë përgjithmonë. Për këtë arsye, ata përgëzojnë njëri-tjetrin për vëllezërit e tyre, që ende nuk kanë rënë në luftë në rrugën e Zotit.

Ata gëzohen edhe për ata që kanë lënë pas dhe që ende nuk u janë bashkuar radhëve të tyre

(si dëshmorë)

, se për ta nuk do të ketë as frikë dhe as nuk kanë pse të brengosen. –

Pra, ata përgëzojnë edhe njëri-tjetrin me lajmin e gëzueshëm që, edhe vëllezërit e tyre, sikurse ata, nuk do të kenë frikë dhe as brenga. Ky është një plotësim i mirësisë dhe lumturisë së tyre.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Ali Imran • Ajet 169 E ardhshme Ali Imran • Ajet 171