Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Ali Imran — Ajet 171 (Shqip) — Video

Ali Imran • Ajet 171 nga 200 • Shqip


يَسْتَبْشِرُونَ بِنِعْمَةٍ مِنَ اللَّهِ وَفَضْلٍ وَأَنَّ اللَّهَ لَا يُضِيعُ أَجْرَ الْمُؤْمِنِينَ 171
Përkthim:
sihariqohen ata me dhuntitë dhe begatitë e Perëndisë, sepse, Perëndia nuk ua humbë shpërblimin besimtarëve. Ali Imran 3:171
Tefsiri:

Ata janë të gëzuar me mirësitë dhe begatitë e Allahut. -

Ata urojnë njëri-tjetrin për suksesin më të madh që mund të urohet ndonjëherë: për mirësinë e Zotit të tyre dhe bujarinë e Tij me ta. Por edhe për diçka tjetër shumë të bukur:

S’ka dyshim se Allahu nuk ua humb shpërblimin besimtarëve. –

Përkundrazi, Allahu ua shumëfishon shpërblimin me bujarinë e Tij. Ai u dhuron shumë më tepër sesa ata arrijnë me përpjekjet e tyre. Në këto ajete dëshmohet vërtetësia e mirësive që përjetohen gjatë jetës së varrit. Dëshmorët qëndrojnë në gradat më të larta, pranë Zotit të tyre. Ky ajet tregon, gjithashtu, se shpirtrat e vepërmirëve bashkohen dhe takohen me njëri-tjetrin, duke i përcjellë njëri-tjetrit lajme të gëzueshme.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Ali Imran • Ajet 170 E ardhshme Ali Imran • Ajet 172