Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Ali Imran — Ajet 35 (Shqip) — Video

Ali Imran • Ajet 35 nga 200 • Shqip


إِذْ قَالَتِ امْرَأَتُ عِمْرَانَ رَبِّ إِنِّي نَذَرْتُ لَكَ مَا فِي بَطْنِي مُحَرَّرًا فَتَقَبَّلْ مِنِّي ۖ إِنَّكَ أَنْتَ السَّمِيعُ الْعَلِيمُ 35
Përkthim:
(Kujtoje atë kohë, o Muhammed!) Kur gruaja e Imranit tha: “Zoti im, unë Ty të kam përgjëruar (qëllimuar) atë që është në barkun tim, që të shërbejë vetëm Ty; andaj, pranoje prej meje! Se Ti, me të vërtetë, je dëgjues dhe di çdo gjë. Ali Imran 3:35
Tefsiri:

Kujto kur gruaja e Imranit tha: “O Zoti im! Këtë

(fëmijë)

që është në barkun tim, unë vendosa që të ta kushtoj vetëm Ty. -

Në kohën e shtatzënisë me Merjemen, nëna e Merjemes i tha Zotit se ajo ia kishte përkushtuar Atij frytin që gjendej në barkun e saj. Ajo kishte vendosur që fryti i barkut të saj të ishte i përkushtuar vetëm ndaj Zotit dhe në shërbim të Shtëpisë së Tij. Ky është kuptimi i fjalës “muĥar-raran”. Pastaj ajo u lut që Allahu i Lartësuar t’ia pranonte përkushtimin e saj modest, duke thënë:

Pranoje këtë prej meje! Ti Dëgjon dhe Di gjithçka.” –

Kuptimi: “Pranoje, o Zot, prej meje këtë kushtim dhe bëje të frytshëm! Ti e dëgjon lutjen time dhe e di shumë mirë qëllimin që më shtyn të veproj kështu.” Këto fjalë, nëna e Merjemes i tha gjatë kohës së shtatzënisë së saj me Merjemen. Por, më pas:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Ali Imran • Ajet 34 E ardhshme Ali Imran • Ajet 36