Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Ali Imran — Ajet 36 (Shqip) — Video

Ali Imran • Ajet 36 nga 200 • Shqip


فَلَمَّا وَضَعَتْهَا قَالَتْ رَبِّ إِنِّي وَضَعْتُهَا أُنْثَىٰ وَاللَّهُ أَعْلَمُ بِمَا وَضَعَتْ وَلَيْسَ الذَّكَرُ كَالْأُنْثَىٰ ۖ وَإِنِّي سَمَّيْتُهَا مَرْيَمَ وَإِنِّي أُعِيذُهَا بِكَ وَذُرِّيَّتَهَا مِنَ الشَّيْطَانِ الرَّجِيمِ 36
Përkthim:
E kur ajo e lindi (fëmijën) tha: Zoti im! Unë lindra femër, - Perëndia di më mirë çka lindi ajo, - “Mashkulli nuk është si femra, unë e emërova atë Merjem dhe ta kam lënë atë dhe brezin e saj nën mbrojtjen Tënde nga djalli i mallkuar”. Ali Imran 3:36
Tefsiri:

Kur ajo e lindi

(foshnjën)

, tha: “O Zoti im! Unë e linda femër.” -

Me sa duket, ajo dëshironte shumë që fëmija të ishte mashkull, sepse ashtu do të ishte më i dobishëm në shërbim të shtëpisë së Zotit dhe më i plotë si përkushtim. Në fjalët e saj dallohet një shenjë keqardhjeje para Zotit të saj. Por i Urti e i Dituri thotë:

Por, Allahu e dinte shumë mirë se çfare kishte lindur ajo. Sigurisht që mashkulli nuk është si femra. -

Allahu e dinte shumë mirë se çfarë do të lindë ajo dhe nuk kishte nevojë për lajmërimin e saj. Madje, Ai e dinte gjendjen e frytit të barkut të saj para se të dilte në dritë. Ky ajet tregon, gjithashtu, se mashkulli është më i vlefshëm se femra.

“Unë i vura emrin Merjem. Atë dhe pasardhësit e saj po t’i lë Ty në mbrojtje prej shejtanit të mallkuar.”. –

Nga këtu mësojmë se është e lejueshme që emri i fëmijës të vendoset nga nëna, nëse babai nuk e ndalon një gjë të tillë. Kjo është një lutje që nëna e Merjemes ia drejtoi Allahut të Lartësuar për Merjemen dhe pasardhësit e saj. Ajo e luti Allahun që ta ruajë Merjemen dhe pasardhësit e saj, prej shejtanit të mallkuar.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Ali Imran • Ajet 35 E ardhshme Ali Imran • Ajet 37