Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Ali Imran — Ajet 42 (Shqip) — Video

Ali Imran • Ajet 42 nga 200 • Shqip


وَإِذْ قَالَتِ الْمَلَائِكَةُ يَا مَرْيَمُ إِنَّ اللَّهَ اصْطَفَاكِ وَطَهَّرَكِ وَاصْطَفَاكِ عَلَىٰ نِسَاءِ الْعَالَمِينَ 42
Përkthim:
(kujtoje) kur engjëjt i thanë (Merjemes): “O Merjeme! Perëndia të ka zgjedhë ty, të ka pastruar ty, dhe të ka privilegjuar ty mbi të gjitha femrat e botës. Ali Imran 3:42
Tefsiri:

Kujto kur melekët thanë: “O Merjeme! Allahu të ka zgjedhur dhe të ka pastruar ty. Ai të ka zgjedhur ty mbi të gjitha gratë e botës.”. -

Allahu i Lartësuar na tregon kështu për vlerat e larta të kësaj gruaje. Melekët iu drejtuan asaj me këto fjalë të mrekullueshme, të cilat ia mbushën zemrën. E si të mos kënaqesh, kur dëgjon prej melekëve se Allahu i Lartësuar të ka zgjedhur e të ka dalluar mbi të tjerët?! Jo vetëm kaq, por madje të ka pastruar edhe nga çdo cilësi e mangët dhe e ulët. Allahu i Lartësuar e ka përdorur dy herë fjalën ‘iŝŧafâki’ – të dalloi, të veçoi. Herën e parë, kur thuhet: “In-nell-llâhe-ŝŧafâki”, ajo ka kuptimin: “Allahu të dalloi ty, duke të dhuruar cilësi të mrekullueshme dhe duke të pajisur me vlera të larta, në krahasim me njerëzit e tjerë”. Në rastin e dytë, Allahu thotë: “Ue-ŝŧafâki alâ nisãil-âlemîn”, domethënë: “të veçoi mbi gratë e botës”. Ky lloj veçimi mund të jetë bërë ndër të gjitha gratë e botës të kohës së saj, ose edhe ndër gratë e botës të të gjitha kohërave. Ky prestigj nuk cenohet aspak nga fakti që atë e kanë merituar edhe gra të tjera, siç ishin dy nga bashkëshortet e Profetit, Hadixhja dhe Aishja, dhe vajza e tij, Fatimja. Të gjitha këto kanë qenë gra të shkëlqyera, të përzgjedhura dhe të dalluara nga të tjerat, mbështetur kjo në dëshminë e vetë Zotit të botëve. Vetë melekët e njoftuan atë se Allahu i Lartësuar e kishte dalluar mbi të gjitha gratë e botës, dhe kjo ishte një mrekulli e madhe, ose një dhuratë që meritonte një mirënjohje të thellë për dhuruesin e saj. Për këtë arsye, menjëherë pas përgëzimit, erdhi ky udhëzim:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Ali Imran • Ajet 41 E ardhshme Ali Imran • Ajet 43