Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Ali Imran — Ajet 43 (Shqip) — Video

Ali Imran • Ajet 43 nga 200 • Shqip


يَا مَرْيَمُ اقْنُتِي لِرَبِّكِ وَاسْجُدِي وَارْكَعِي مَعَ الرَّاكِعِينَ 43
Përkthim:
O Merjeme! Bindju Zotit tënd! Bëni sexhde dhe ruqu bashkë me ata që përulen!” Ali Imran 3:43
Tefsiri:

“O Merjeme! Adhuroje Zotin tënd me përkushtim! Bëj sexhde

(e ruku)

dhe falu për Zotin tënd, bashkë me të tjerët që falen!” -

Pas mirësisë që i dhuroi, Allahu i Lartësuar e urdhëroi Merjemen, së pari, për adhurim të vazhdueshëm, duke qenë gjithnjë e bindur ndaj Tij, e motivuar nga dashuria dhe e mbushur me përulësi. Së dyti, Allahu e urdhëroi Merjemen për të falur namaz. Është përmendur në mënyrë të veçantë sexhdeja dhe rukuja, sepse ato janë shprehje të nënshtrimit dhe përuljes së thellë ndaj Allahut të Lartësuar. Në të vërtetë, Merjemeja i kreu të gjitha porositë e Zotit, duke treguar qartë bindjen e saj të plotë dhe adhurimin e sinqertë për Krijuesin e saj, për Allahun e Lartësuar. Ishte Allahu i Lartësuar që i tregoi Profetit të Tij të mëshirës, Muhamedit (a.s.), rreth këtyre ngjarjeve të hershme e të panjohura asokohe. Profeti (a.s.) nuk kishte asnjë mënyrë e mundësi për të njohur ato ngjarje të vërteta, prandaj i Lartësuari thotë:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Ali Imran • Ajet 42 E ardhshme Ali Imran • Ajet 44