Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Ali Imran — Ajet 52 (Shqip) — Video

Ali Imran • Ajet 52 nga 200 • Shqip


فَلَمَّا أَحَسَّ عِيسَىٰ مِنْهُمُ الْكُفْرَ قَالَ مَنْ أَنْصَارِي إِلَى اللَّهِ ۖ قَالَ الْحَوَارِيُّونَ نَحْنُ أَنْصَارُ اللَّهِ آمَنَّا بِاللَّهِ وَاشْهَدْ بِأَنَّا مُسْلِمُونَ 52
Përkthim:
Kur Isai e hetoi mohimin e tyre, tha: “Kush janë ndihmëtarët e mi në rrugën e Perëndisë?” Nxënësit (e tij) u përgjegjën: “Na jemi ndihmëtarët e fesë së Perëndisë, na besojmë Perëndinë e ti Isa bëhu dëshmitar se na jemi muslimanë. Ali Imran 3:52
Tefsiri:

Kur e kuptoi Isai vendosmërinë e tyre në mosbesim, tha: “Kush do të jetë ndihmëtari im në rrugën e Allahut?” –

Kështu, Isai (a.s.) vuri re tek ata mosbindje. Jo vetëm kaq, por ata lëshuan edhe shpifje e fyerje kundër tij, duke thënë që mrekullitë që ai shfaqte ishin magji. Madje, ata u përpoqën edhe që ta vrisnin. Kur Isai (a.s.) vërejti një sjellje të tillë, tha: “Kush do të jenë ndihmëtarët e mi për të vazhduar në rrugën e Zotit? Kush do të më ndihmojë mua që të përhapim fenë e Zotit?”

Dishepujt e tij thanë: “Ne do të jemi ndihmëtarë të

(rrugës së)

Allahut. Ne besojmë në Allahun, ndaj ti dëshmo për ne që jemi muslimanë!” -

Dishepujt, pra, nxënësit e Isait (a.s.) thanë: “Ne do të jemi ndihmëtarët e (rrugës së) Allahut”. Dhe, vërtet, ata ia përkushtuan jetën e tyre këtij misioni. Ata thanë:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Ali Imran • Ajet 51 E ardhshme Ali Imran • Ajet 53