Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Ali Imran — Ajet 53 (Shqip) — Video

Ali Imran • Ajet 53 nga 200 • Shqip


رَبَّنَا آمَنَّا بِمَا أَنْزَلْتَ وَاتَّبَعْنَا الرَّسُولَ فَاكْتُبْنَا مَعَ الشَّاهِدِينَ 53
Përkthim:
Zoti ynë! Na besojmë ate që na ke shpallur dhe pasojmë Pejgamberin (Isanë). Regjistrona neve bashkë me dëshmitarët!” Ali Imran 3:53
Tefsiri:

“O Zoti ynë! Ne besojmë në atë që ke shpallur dhe e pasojmë të Dërguarin

(Isanë)

. Na bashko me ata që dëshmojnë!” -

Ne e besojmë të vërtetën që Ti ke shpallur dhe e pasojmë me besnikëri Profetin Tënd, prandaj na shkruaj edhe neve mes atyre që quhen dëshmues të drejtë. Asnjë dëshmi nuk mund të jetë më e drejtë dhe më e dobishme, sesa dëshmia për njëshmërinë e Allahut në meritën e adhurimit dhe dëshmia për besim të plotë ndaj Profetit dhe për të vepruarit sipas këtij besimi. Kjo ishte dëshmia e tyre e madhe, prej së cilës merituan që Allahu i Lartësuar t’i nxirrte faqebardhë dhe triumfues mbi ata që nuk pranonin të besonin dhe të pasonin rrugën e Profetit të tyre. Më tej, i Madhëruari thotë:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Ali Imran • Ajet 52 E ardhshme Ali Imran • Ajet 54