Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Ali Imran — Ajet 61 (Shqip) — Video

Ali Imran • Ajet 61 nga 200 • Shqip


فَمَنْ حَاجَّكَ فِيهِ مِنْ بَعْدِ مَا جَاءَكَ مِنَ الْعِلْمِ فَقُلْ تَعَالَوْا نَدْعُ أَبْنَاءَنَا وَأَبْنَاءَكُمْ وَنِسَاءَنَا وَنِسَاءَكُمْ وَأَنْفُسَنَا وَأَنْفُسَكُمْ ثُمَّ نَبْتَهِلْ فَنَجْعَلْ لَعْنَتَ اللَّهِ عَلَى الْكَاذِبِينَ 61
Përkthim:
Kushdo që të bëjë polemikë me ty për çështje të Isait, pasi të ka ardhur njohuria, thuaj: “Ejani, (e) po i thërrasim bijt tonë dhe bijt tuaj, gratë tona dhe gratë tuaja, dhe po e thërrasim na dhe ju veten, pastaj, të lutemi, që mallkimi i Perëndisë t’i goditë gënjeshtarët!” Ali Imran 3:61
Tefsiri:

Atyre që të kundërshtojnë ty në çështjen e tij

(Isait),

pasi të është bërë e ditur e vërteta,... -

Allahu i Lartësuar i bën të ditur Profetit (a.s.) se, pas ardhjes së argumenteve të qarta, çdokush që polemizonte me të rreth çështjes së Isait (a.s.), duke pretenduar se ai (Isai)ishte i barabartë me vetë Allahun, është i padrejtë dhe kryeneç, që mohon të vërtetën. Allahu na ka treguar se Isai (a.s.) ishte një prej krijesave të Tij, adhurues i sinqertë dhe Profet nga më të nderuarit dhe të zgjedhurit. Me njerëzit të cilët e shpërfillin të vërtetën e ardhur prej Zotit nuk vlen më diskutimi dhe argumentimi, sepse ata nuk diskutojnë për të arritur të vërtetën, por thjesht për të kundërshtuar e për të treguar veten. Nga diskutime të tilla nuk përfiton askush, prandaj Allahu i Lartësuar na ka udhëzuar që të ndjekim një tjetër rrugë me kësi njerëzish.

...thuaju: “Ejani t’i thërrasim bijtë tanë dhe bijtë tuaj, gratë tona dhe gratë tuaja, vetë ne dhe vetë ju... -

Allahu i Lartësuar e urdhëroi Profetin e Tij që t’i ftonte ata arrogantë në një sfidë të hapur, që quhet mubâheleh. Mubâhelehdo të thotë: grumbullimi i dy grupeve kundërshtare në një vend, që të lusin Allahun e Lartësuar që ta mallkojë dhe ta ndëshkojë atë grup që është gënjeshtar në pretendimin e tij. Të dyja palët duhet të marrin me vete fëmijët, gratë dhe njerëzit më të dashur të tyre.

...dhe të lutemi për mallkimin e Allahut mbi gënjeshtarët.”. -

Profeti (a.s.) i ftoi ata në një procedurë të tillë, pasi ata nuk pranuan argumentimin dhe faktet e qarta të sjella prej tij. Por ata nuk e pranuan këtë sfidë të Profetit (a.s.). E si mund të pranonin një sfidë të tillë, kur e dinin se kjo do të thoshte që të shfaroseshin totalisht me gjithë familjet e tyre, duke u ndëshkuar kështu që në këtë jetë! Ata pranuan që të qëndronin në fenë e tyre, edhe pse ishin të sigurt për kotësinë e saj. Një sjellje e tillë dëshmon për poshtërsinë dhe motivin e sëmurë që fshihej brenda zemrave të tyre. Për këtë arsye, i Madhëruari thotë:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Ali Imran • Ajet 60 E ardhshme Ali Imran • Ajet 62