Nuk ka dyshim se këto janë rrëfime të vërteta
(rreth Isait). - Kjo është e vërteta e padiskutueshme. Çdo gjë tjetër që bie ndesh me të është shpifje dhe gënjeshtër.Nuk ka asnjë të adhuruar tjetër
(me meritë)përveç Allahut. -
Ai është Zoti që meriton të gjitha adhurimet tona. Allahu është i Vetmi që meriton të adhurohet me dashuri, me durim dhe nënshtrim total. Askush tjetër nuk meriton asnjë grimcë adhurimi, përkushtimi e bindjeje totale, sepse:Allahu është i Plotfuqishmi dhe i Urti -
Allahu është El Azîz, Krenar, i Plotfuqishëm, Ngadhënjimtar e i Pamposhtur. Çdo gjë i është nënshtruar madhështisë dhe krenarisë së Tij. Allahu është El Ĥakîm, i Urtë. Ai vendos gjithçka në vendin që i takon. Me urtësinë e Tij të madhe, Ai sprovon besimtarët me jobesimtarët, sepse kështu shfaqet dashuria dhe sakrifica e besimtarëve për Zotin e tyre. Për hir të Zotit të tyre, ata luftojnë dhe polemizojnë me qafirët me argumente dhe me Librin e ndritur të dhuruar nga Zoti i gjithësisë.