Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Er-Rum — Ajet 12 (Shqip) — Video

Er-Rum • Ajet 12 nga 60 • Shqip


وَيَوْمَ تَقُومُ السَّاعَةُ يُبْلِسُ الْمُجْرِمُونَ 12
Përkthim:
E, atë ditë kur të arrijë Çasti (Dita e Kijametit), njerëzit e këqinj do të mbesin shpresëkëputur: Er-Rum 30:12
Tefsiri:

Ditën kur të vijë Ora, keqbërësit do të humbin çdo shpresë. -

Kur të vijë ora e Kijametit, atë ditë do të ngrihen njerëzit për të dalë para Zotit të botëve dhe kanë për ta parë Kijametin me sy e do ta përjetojnë vetë. Atë ditë, keqbërësit do të humbin çdo shpresë, sepse ata nuk kanë bërë për atë ditë asgjë, veç mosbesimit, idhujtarisë dhe gjynaheve. Ata nuk bëjnë në këtë dynja ndonjë të mirë, që të mund të shpresonin atë ditë. Atyre do t’u zhduket gjithçka që ata besonin, si ajo shpresë e kotë që idhujt e putat do t’i ndihmojnë ose ndërmjetësojnë për ta.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Er-Rum • Ajet 11 E ardhshme Er-Rum • Ajet 13