Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Er-Rum — Ajet 13 (Shqip) — Video

Er-Rum • Ajet 13 nga 60 • Shqip


وَلَمْ يَكُنْ لَهُمْ مِنْ شُرَكَائِهِمْ شُفَعَاءُ وَكَانُوا بِشُرَكَائِهِمْ كَافِرِينَ 13
Përkthim:
ata nuk do të kenë ndërmjetës nga idhujt e vet, dhe ata do t’i mohojnë idhujtë e tyre. Er-Rum 30:13
Tefsiri:

Ata nuk do të gjejnë ndonjë ndërmjetësues prej idhujve të tyre dhe kanë për t'i mohuar ata. -

Mes gjithë atyre idhujve që ata i adhurojnë përveç Allahut në këtë dynja, ata nuk mund të gjejnë asnjë mik që të ndërmjetësojë për ta. Madje qoftë idhujtarët, qoftë idhujt do të distancohen nga njëri tjetri. Kështu, idhujt do të thonë:"... Ne tashmë distancohemi para Teje (e dëshmojmë), se ata nuk na adhuronin ne.” [Kasas 63]. Ata do të mallkojnë njëri-tjetrin dhe do të largohen nga njëri tjetri. Atë ditë, të mirët do të ndahen nga të ligjtë, ashtu siç edhe në këtë dynja veprat e tyre dallohen dhe ndahen nga njëri tjetri:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Er-Rum • Ajet 12 E ardhshme Er-Rum • Ajet 14