Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Er-Rum — Ajet 19 (Shqip) — Video

Er-Rum • Ajet 19 nga 60 • Shqip


يُخْرِجُ الْحَيَّ مِنَ الْمَيِّتِ وَيُخْرِجُ الْمَيِّتَ مِنَ الْحَيِّ وَيُحْيِي الْأَرْضَ بَعْدَ مَوْتِهَا ۚ وَكَذَٰلِكَ تُخْرَجُونَ 19
Përkthim:
Ai, krijon (nxjerrë) të gjallin prej të vdekurit, dhe krijon të vdekurin prej të gjallit dhe e gjallëron tokën pas vdekjes (shkretërimit) të saj; - poashtu edhe ju do të nxirreni (prej varreve – të ringjallur). Er-Rum 30:19
Tefsiri:

Ai e nxjerr të gjallin prej të vdekurit... -

Ashtu siç e nxjerr bimën e gjallë nga toka e vdekur, e nxjerr sythin nga kokrra e pajetë, e nxjerr pemën e madhe nga një farë, e nxjerr zogun e vogël nga veza, e nxjerr besimtarin nga mohuesi që është i vdekur etj.

dhe të vdekurin prej të gjallit. -

E kundërta e asaj që u përmend më sipër.

Ai e ngjall tokën pasi është shkretuar.. -

Kështu, Ai ia lëshon asaj shiun kur ajo është e thatë, e shkretë dhe pastaj e sheh se si ajo bymehet dhe fillon të gëlojë nga bimësia e larmishme dhe e bukur.

...dhe po ashtu do të nxirrenitë gjallë edhe ju

(prej varrezave). - Kështu do të nxirreni të gjallë nga varret tuaja. Ky është një argument shumë i qartë, i prerë dhe shumë lehtë i kuptueshëm se Ai që e ngjall dhe i jep jetë tokës, pasi ajo është e shkretë, e thatë, e pajetë në të, Ai ka për t’i ringjallur edhe të vdekurit nga varret e tyre. Nga ana logjike, nuk ka asnjë dallim në të dyja rastet dhe nuk ka kuptim mohimi dhe mospranimi i njërit, kur tjetrin e dëshmon dhe e sheh në realitet.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Er-Rum • Ajet 18 E ardhshme Er-Rum • Ajet 20