Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Er-Rum — Ajet 20 (Shqip) — Video

Er-Rum • Ajet 20 nga 60 • Shqip


وَمِنْ آيَاتِهِ أَنْ خَلَقَكُمْ مِنْ تُرَابٍ ثُمَّ إِذَا أَنْتُمْ بَشَرٌ تَنْتَشِرُونَ 20
Përkthim:
Dhe, prej argumenteve të Tij, është që ju u krijuat prej dheut, pastaj përnjëherë jeni bërë njerëz dhe jeni shpërndarë në të gjitha anët; Er-Rum 30:20
Tefsiri:

Nga argumentete Tij është edhe se Ai ju krijoi prej dheu ... -

Në këtë ajet, i Allahu i Lartësuar na tregon shenjat dhe argumentet që tregojnë se Ai është i Vetmi që meriton adhurimet e njerëzve dhe na tregon madhështinë e Tij të plotë dhe absolute; na tregon se ajo që ndodh në gjithësi është vullneti i Tij dhe nën pushtetin dhe mbretërimin e Tij të plotë. Ai na tregon sa i bukur është krijimi dhe përkujdesja e Tij, sa e gjerë është mëshira, bamirësia dhe bujaria e Tij. Ai thotë: "Ai ju krijoi prej dheu..." Kështu ishte krijimi i njeriut të parë, Ademit (a.s), nga i cili do të dilte i gjithë lloji njerëzor.

... dhe ju u bëtë njerëz

(të shumtë)

, që shpërndaheni nëpër Tokë. -

Ai i cili ju krijoi nga dheu, pra, nga një origjinë e vetme, dhe pastaj ju bëri të shumoheni e të shpërndaheni në skajet e tokës, Ai e meriton që të jetë i vetmi i Adhuruari me meritë në zemrat tuaja; sepse Ai është Zoti, Krijuesi, Furnizuesi, Mbretëruesi, i Lavdëruari, i përshkruar me çdo cilësi të lartë të bukur dhe absolute. Ai është Mëshirëploti i Dashur, i cili ka për t’ju ringjallur pas vdekjes tuaj.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Er-Rum • Ajet 19 E ardhshme Er-Rum • Ajet 21